Xhelal Mziu:Vodhën Bashkinë, po prishin stadiumin e Kamzës

402
Sigal

Xhelal Mziu: Kryetari që vodhi zgjedhjet në 30 qershor, kërkon të gremisë stadiumin e Kamzës

Babëzia dhe makutëria e rilindjes nuk ka të sosur as në këtë kohë pandemie ose lufte sipas kryeministrit Rama! Ashtu si dhe SHEFI dhe kolegët e tij e njëjta babëzi dhe makutëri ka mbërthyer dhe kryetarin e emëruar 6% të Bashkisë Kamëz! Si rilindas, si biznesmen matrapaz, si person i ardhur pavotë dhe me papërgjegjshmëri e mos llogaridhënie, ai është hedhur në sulm për grabitjen dhe tjetërsimin e pronave publike. Projekti i tij i fundit famëkeq ka si synim prishjen dhe tjetërsimin e stadiumin e qytetit të Kamzës, një nga simbolet e këtij qyteti. Ka rreth dy javë që punojnë ilegalisht për të bërë prishjen e stadiumit dhe ndërtimin e një “parkimi publik”, pallate, lokale e restorante dhe ndonjë lodër apo gjelbërim. Stadiumi është ndërtuar në 10 shtator 1936 nga Toptanët, pra një stadium dhe një skuadër futbolli 84 vjeçare. Ka 5500 vende me stola ndenje dhe është i çertifikuar nga UEFA. Stadiumi ka një sipërfaqe prej rreth 20 mijë metra katror, vetëm vlera e tokës, e vlerësuar sipas ekspertëve, e kalon shumën e 5 milionë Eurove, pa llogaritur vlerën e investimit që e shumëfishon këtë vlerë. Kërkojmë urgjentisht heqjen dorë nga kjo maskaradë korruptive dhe ndalimin e këtij projekti vjedhje e grabitje. Të vihen menjëherë në dispozicion të publikut dokumentet e ligjorë.