Takimi Rama-Michel/ Michel: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian

16
Sigal

Gjatë vizitës së Kryeministrit Rama në Bruksel, ky i fundit u takua dhe zotin Charles Michel.

Diskutim i këtij takimi ishte rruga e Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetja e kësaj të fundit drejt këtij misioni. Michel u shpreh se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian.

Gjithashtu, Michel mirëpriti iniciativën e Shqipërisë për të mbledhur në Tiranë samitin Ballkani Perëndimor-Ukrainë.

Postimi i Charles Michel në X:

Me @ediramaal , diskutuam rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen tonë gjatë gjithë rrugës. E ardhmja e #Ballkanit Perëndimor është në BE.

Gjithashtu përshëndetëm nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë. BE-ja është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën.