Ylli i ‘Harry Potter’ bëhet baba për herë të parë

296
Sigal

Ylli i ‘Harry Potter-it’, Rupert Grint ka mirëpritur së bashku me partneren e tij Georgia Groome vajzën e tyre.

Grint 31 vjeçar i cili u bë i famshëm me rolin  Ron Weasley tek ky film ndau lajmin e bukur ditën e djeshme.

Image

Në një deklaratë nga publicisti i çiftit thuhej:

‘Rupert Grint dhe Georgia Groome të lumtur konfirmojnë ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre. Ju lutemi që të respektoni privatsinë e tyre në këto momente’.

Grint dhe Groome, të cilët janë bashkë që nga viti 2011, vetëm në muajin prill u zbuluan fansave që ata po prisnin fëmijën e tyre të parë.

Gjithashtu Grint është i pari nga aktorët e kastit të filmit që është bërë baba për herë të parë.

Image