Situata në spitalet COVID: 30 pacientë të shtruar, pesë prej tyre në gjendje të rëndë

329
Sigal

Në vendin tonë gjatë ditës së sotme janë konfirmuar edhe tetë raste të reja me koronavirus. Kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin korona rritet në 850.

Po ashtu, brenda 24 orëve të fundit, rezulton të jenë shëruar nga koronavirusi 15 pacientë. Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend është 620.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se mbi 10 mijë testime janë kryer ndërsa aktualisht është nën 5% pozitiviteti i COVID-19 në vend.

Ndërsa, sa i përket situatës në dy “spitalet COVID”, sipas MSH, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 30 pacientë dhe vetëm pesë prej tyre janë në terapi intensive.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, në të gjithë vendin aktualisht janë 199 persona aktivë me COVID-19.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT, po vazhdon procesi i testimeve serologjike për grupet më të riskuara, ku përfshihet dhe validimi i tyre në lidhje me specificitetin dhe sensitivitetin ndaj COVID-19.