Bastien Alex: Covid përkeqësoi marrëdhëniet Kinë-SHBA

397
Sigal

Intervistë me Bastien Alex, Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë

Covid-19 solli përkeqësim të marrëdhënieve mes Kinës dhe Amerikës, zvarritje evropiane si dhe ecejake të Brazilit

– Në Francë dhe vende të tjera niveli i emetimit të gazrave aktualisht është në rënie, sepse ekonomia është ndalur

– Shtetet duhet  të rishikojnë   ambiciet e tyre për të zvogëluar emetimet e gazit serë

Përktheu: Sali Metani

Covid-19:  lajm i mirë apo i keq për klimën?

Ndërsa pandemia e Covid-19 vazhdon të ketë  efektet  negative në  ekonominë dhe aktivitetet ekonomike të vëndeve të prekuar , shumë zëra po bien dakord që kjo është një mundësi për të reflektuar në modelet tona të konsumit, me shpresën se do të merret një pikë kthese në fushën e mjedisit  dhe luftës  kundër ndryshimeve klimatike.

Nëse është e vështirë të hamendësohet  se cila do të jetë sjellja e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë pas krizës, çfarë mund të thuhet në lidhje me proceset e negociatave ndërkombëtare në fushën e ndryshimeve klimatike përballë kësaj tronditje globale?

Sektorët e ekonomisë që lëshojnë më shumë gaze me efektin e serës janë ndikuar nga ndërprerja ose ngadalësimi i aktiviteteve të tyre për shkak të pandemisë të Covid-19, duke rezultuar në nivele të ulëta të lëshimit të gazrave në atmosferë .

A është ky lajm i mirë për klimën apo përkundrazi duhet të kemi frikë nga një rritje të lë shimit të gazrave si rezultat i rifillimit të aktiviteteve të ekonomisë ?

Ky është një lajm i mirë ekonomik, por derisa ndryshimet nuk do të jenë  strukturore, nuk do të ketë përparime të mëdha në fushë në luftimit të emetimeve të gazrave . Padyshim që në Francë dhe vënde të tjera niveli i emetimit të gazrave aktualisht është në rënie, sepse ekonomia është ndalur, por tashmë në Kinë po shohim, për shembull, shenja të një rikuperimi të fortë në drejtim të konsumit të qymyrit pas një rënie të madhe gjatë muajit janar.
Për këtë, do të duhet të merren udhëzime të reja në lidhje me rritjen me rritjen ekonomike dhe vendin e ekonomisë në shoqëritë tona. Në se të gjithë pajtohen që pandemia e Covid -19 mundëson mundësinë ideale për të menduar seriozisht, pasi siç e dimë se krizat e mëdha jo gjithmonë prodhojnë ndryshime të thella. Kriza e vitit 2008 ishte një provë e ndryshimevej. Sidoqoftë, konteksti ka ndryshuar dhe sot njerëzit janë më të ndjeshëm ndaj kësaj teme.

A mundet që kriza shëndetësore të rrezikojë angazhimet e shteteve në luftën kundër ngrohjes globale, nën pretekstin e rritjes së aktiviteteve ekonomike ? A mund të ketë kjo ndikim në programet kombëtare të vëndeve të vendosura në bazë të Marrëveshjes së Parisit për mbrojtjen e klimë s ? Po në lidhje me COP26?

Kjo krizë është vërtet shqetësuese për procesin ndërkombëtar të negociatave për ndryshimin klimatik . COP25 i planifikuar të mbahej në Brazil u zhvendos të mbahej në Kili dhe Spanjë. COP26 është shtyrë të mbahet në verën e vitit 2021 .

Ky takim konsiderohet të jetë takimi më i rëndësishëm politik që nga miratimi i marrëveshjes së Parisit COP21 (po aq e vërtetë edhe për COP15 lidhur me biodiversitetin, një samit i planifikuar për tetor 2020, i cili është  shtyrë për tu mbajtur në qershor 2021. Shtetet duhet  të rishikojnë   ambiciet e tyre për të zvogëluar emetimet e gazit serë .

Problemi është se disa vënde padyshim që do t’i ulin nivelet e emetimit të  gazrave për të favorizuar ringjalljen e veprimtarisë së tyre ekonomike.

Përmendim rastin në Evropë, ku Bashkimi Evropian nisi me shumë fanatizëm projektin e tij të gjelbër, të Komisionit të ri të drejtuar nga Ursula Von der Leyen. Qysh në fund të mujait, Komisioni u përball me presionin e qeverive anëtare të BE-së dhe lobet e ndryshme dhe është shumë e vështirë të parashikosh se çfarë do të mbetet në thelb të këtij projekti brënda disa javësh.

Objektivi i neutralitetit të karbonit deri në vitin 2050, edhe nëse ka shumë për të thënë, është padyshim në një pikë të nxehtë. Programet kombëtare, për të zvogëluar emetimet e gazrave me 40% deri në vitin 2030, ende nuk janë paraqitën nga të gjitha vëndet anëtare.

Nëse vendet e zhvilluara ndryshojnë prioritetet e tyre, ky argument do të merret kundër tyre gjatë negociatave për klimën nga vendet në zhvillim, të cilat nuk i nënshtrohen synimeve të detyrueshme për uljen e emetimit të  gazrave .

Kjo situatë edhe një herë do të ngecte ‘’makinën’’ e cila, sinqerisht, midis perspektivës së rizgjedhjes të Donald Trump, klimës së përkeqsuar të  marrëdhënieve mes Kinës dhe Amerikës, zvarritjeve evropiane si dhe ecejakeve të Brazilit, do të thoja se nuk do të kishin nevojë për të.

Marre nga Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike