Suplementi Pena Shqiptare/ Maksim Çollaku: “Apostujt”

13
Sigal

Vonon sërish të shpërthejë pranvera.

Një stinë e zymtë si dhimbje në lot.

I njëjti ritual, të njëjtat fytyra.

Nën qiej të trishtë, që s’hapen dot.

Çdo ditë përngjan me ditën tjetër.

Një turmë amorfe që s’di ku shkon.

E njëjta kupolë , drejtim i vjetër.

Të njëjtët kllounë si dje dhe sot.

Sërish këlyshë shtuan hienat.

Mbi popull, që dita ditës hesht.

Ndryshim nuk sjellin as të dielat.

Një megafon në përçartje flet.

Në erë të keqe gjithnjë rrjedh Lana.

Sahatit ndërtimesh i zënë fryma.

Metropol rrëmpallash kthyer Tirana.

Për askënd s’ngrihet “gijotina.”.

E sotmja gdhihet me rrathë sysh.

Në qiell ndërprerë fluturimet.

Një shtet i zënë si në kurth.

Bërtet,çirret, e nis dënimet.

Si dje dhe sot e njëjta shfaqje.

( në skenë dirigjon një njeri i vetëm)

Një vëndi në dergjje përherë në plakje.

Me luk të ndryshkur, godinës s’ë vjetër.

Mbi mure postera, në simbole e shifra.

Në heshtje mallkuar e pështyrë.

Prag zgjedhje pa krye, në zvetënim dritash.

Një shtet sërish në borxhe hyrë.

.

Nën rrobe të grisura me arna shumë.

Sfilatës sfilojnë të njëjtët humbësa.

Në hamulli lëvis prapë kjo turmë.

“Apostujt ikonash kthyer në juda.