Suplementi Pena Shqiptare/ Proko Thanasi: E vendosa

456
Sigal

E vendosa do të shkoj i vetëm

Ashtu i thjeshtë si një dëshirë

Do pi kafe në lokalin e vjetër

Ndofta do ndjehem pak më mirë

 

Në çdo lokal si ky i vjetri

I ndrroj tavolinat me rradhë

Ti s’ishe – unë prapë isha me ty

Vërtetë ai hije ti paske ardh?

 

I fituar me ti apo i humbur

Se di dhe s’di çmund të them

Mendoj që është koha e duhur

Kështu në vetmi ta pi kafenë