Suplementi Pena Shqiptare/ Majlinda Bushja: Marr forcë

Një  syth  çeli,  zemrës, auror

Dita agoi  kaltërsisht – Jetë.

Sigal

Ritmi i saj hedh shtat  mes  orësh.

Fryma  flet , shpresën  end .

Kur të ftohta mëngjeset janë,

në prehrin e ditëve zenë vend.

Të ngrohtën shpresë mbaj zgjuar!

Ajo  flet  emrin tënd .

Filiz force vullnetit mbjell.

Pa të do të isha e shkretë.

Forcë e dijes  shemb  çdo mur.

Ç do mur i lartë është nën  këmbë.