Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Çobo: Kujdes me mua, gruan-bletë!

Kujdes me mua,i dashur,oh,të lutem kujdes,

mos fry si veriu,nëse befas bëhem vesë!

Sigal

Merrmë me mollëza e mbillmë në buzë ,

kur të kesh etje, thithmë me gjuhën venduzë!

 

Kujdes me mua,kur arratisem nëpër natë,

mos u bëj furtunë e mos më mbaj inat,

nëse,si Melisa e lashtësisë kthehem në bletë,

kujdes i dashur,krahët më thyhen lehtë!

 

Se jam stërgjyshja e bletëve,nëpër lëndina,

fryma e shenjtë , ku pjalmohet trëndelina,

jam nxitësja e florës ,në shumimin hyjnor,

nimfa-bletë që i jap truallit polenin pjellor.

 

Sipas Ajnshtajnit ,pa bletën globi s’do kishte jetë,

pa mua , gruan-bletë ,bota do ishte e shkretë .

Kujdesu për mua, kujdesu për bletën mbretëreshë ,

kështjellën time spërkate me vesë, jo me rrebesh !

 

Nuk nëmem unë, gruaja-bletë, është mëkat i madh ,

thithe mjaltin tim ,nëse shpirtin e ke të bardhë ,

nëse helmon krojet e mia,dije një ditë do vdes ,

Melisa brenda meje ,s’do shumohet për jetesë …