Suplementi Pena Shqiptare/ Luan Laze: Aforizma dhe paradokse

25
Sigal

 

AFORIZMA & PARADOKSE

 

E kam gjetur. Ata që përtoj t’i shaj, i lavdëroj.

Kur bindeni se mirësia vjen nga tersi, jeni në rrugë të mbarë.

Njerëzit janë si vezët e rrahura. Fryhen kur i lavdëron.

Fshehim mjeshtërisht çfarë duam, tregojmë krenarisht çfarë urrejmë.

Dy vëllezërit idiotë duket sikur i ka lindur një nënë.

Është i vetmi autor që e di vetë se shkruan libra me budallallëqe.

Kafshët dallohen nga pronarët prej sjelljeve njerëzore.

Bastardi kërkon të urresh atë që do ai, dhe të duash atë që urren ti.

Nuk janë maska. Jane nevoja me pamje halli.

Nëse të lumturit janë idiotë, përse na duhet mençuria?

Kujtesën e përdor për të harruar, harresën për të mos kujtuar.

E kuptoj se dikush ka të drejtë kur i largohen të gjithë.

Mos më plotëso dëshirën të dëgjosh çfarë mendoj për ty.

Katër vetë më njohin si budalla. I pesti më lavdëron, por është idiot.

Më mirë një mikeshë e përdalë se një mik prostitute.

Më shumë kam qeshur nga marrëzitë se nga zgjuarsitë.

Gënjeshtrat, që nuk besohen nuk janë të vërteta.

I miri është pjesë e fatit të keqit, apo i keqi pjesë e fatit të mirit?

Teorikisht ju takon. Praktikisht jeni në pritje të teorisë.

Kur kërkon të sqarosh një gomar, bëheni dy. Ai dhe ti.