Suplementi Pena Shqiptare/ Kozma Gjini: Për romanin “Kristos” të Qazim Muskës

“…Ulërinte, thërriste me tërë fuqinë, qante e lotët i binin rrëke faqeve. Zgjaste duart me stërmundim, me vendosmëri, me ngulm, pa pushim. Dy krahë të fuqishëm e shtrëngonin për beli, nuk e linin të bënte asnjë hap përpara, të mundte të kalonte atë va gjithë baltë e turbullirë, të vërsulej me rrëmbim, t’i hidhej ndër krahë, ta përqafonte fort, ashtu si nuk kishte përqafuar kurrë…”

E, cilit lexues e dashamirës të librit, atij që e ka vërtet shok të jetës librin, nuk do ta tërhiqte kjo fillesëgjithë kërshëri e prozës së gjatë romanore, të shkrimtarit të ri e të mirënjohur, Qazim Muska, për të zhbiruar më tej “minierën” e pasur tronditëse të romanit të tij “ KRISTOS”?… Dhe papa Kosta e largoi në të djathtë mjekrën e zbardhur fije-fije dhe ia mbështeti kokën në kraharorin e gjërë…Më kot mundohej prifti që ta qetësonte djalin qimesapodirsur….Kurajë, bir, kurajë!”

Sigal

Romani “Kristos” i Qazim Muskës vjen si një vepër letrare që sfidon lexuesin me përmbajtjen, strukturën dhe thelbin filozofik. Autori, i njohur për stilin e tij të gdhendur, të drejtpërdrejtë, por edhe poetik në të njëjtën kohë, sjell një rrëfim ku përplasen historia, mitologjia dhe drama njerëzore.

Në qendër të romanit qëndron figura e Kristos, një personazh që bart në vetvete fatin e individit të thjeshtë përballë ngjarjeve të mëdha, por njëkohësisht edhe simbolikën e njeriut të përjetshëm, që endet mes të shkuarës dhe së tashmes, mes besimit dhe dyshimit, mes dhimbjes dhe shpresës. Muska e ndërton “Kristos” jo thjesht si protagonist, por si një shenjë të kohëve, një pasqyrim të krizave shpirtërore, shoqërore e morale që shoqëruan  shqiptarin dhe jovetëm.Vepra është e pasur në dimensione letrare dhe artistike. Rrëfimi i autorit është i ndërthurur me reflektime filozofike, me tablo të jetës së përditshme dhe me përshkrime të fuqishme që e imponojnë lexuesin tëzhytet në zemër të ngjarjeve. Stili i Muskës ruan qartësinë e gjuhës, por edhe ngarkesën e figuracionit, duke i dhënë romanit një frymë poetike që nuk bie në patetizëm.

Historia dhe realiteti konkret nuk shërbejnë vetëm si sfond rrëfimi, por ngrihen në atë nivel, ku lexuesi ndeshet me pyetje të mëdha për: ekzistencën, drejtësinë, besimin, sakrificën dhe identitetin. Në këtë kuptim, romani merr ngjyrim alegorik dhe e kapërcen kornizën e një historie të zakonshme.

Lexuesi, duke ndjekur jetën dhe udhëtimin e Kristos, përballet me një mozaik situatash dhe personazhesh që përfaqësojnë shtresa të ndryshme të jetës shqiptare. Shkrimtari di t’i japë secilit zë dhe individualitet, duke krijuar një galeri të gjallë dhe të besueshme personash.Romani “Kristos” i Qazim Muskës përfaqëson një nga përpjekjet më të konsoliduara të autorit për të artikuluar një univers narrativ ku gërshetohenme kundërshtitë e tyre: historia, miti dhe filozofia e ekzistencës. Një tjetër veçori. Duke ndjekur një strukturë të ndërthurur mes rrëfimit realist dhe dimensionit simbolik, Muska e ngre tekstin përtej kufijve të një narrative thjesht subjektive, duke e orientuar atë drejt një leximi polisemik.

Ndërkohë që“Papu” hamendëson strehimin e një të“pabesi” në kishë, djali fatkeq (i pabesi) lutet: “Nuk kam bërë asnjë mëkat!”.Përbetohet në sinqeritetin e brishtë, duke menduar se kishte rënë papritur në grackën e ngritur vetë”. Vetëm në pak fjalë të vjen përmendsh filozofia e Sokratit: “Dhimbjet më të mëdha janë ato, për të cilat jemi vetë shkaktarë”.Po Papu…më tej? “Nesër do të vish në dhomën e rrëfimit të ma ndriçosh këtë histori të ngatërruar”.Figura e Kristos shfaqet si një personazh i dyzuar: nga njëra anë, ai është individi i zakonshëm, i zhytur në realitetet sociale dhe historike të kohës, ndërsa nga ana tjetër, ai është bartës i një ngarkese metafizike, që e vendos atë në raport të drejtpërdrejt me nocione si: sakrifica, besimi, vuajtja dhe shpresa. Në këtë kuptim, Kristos nuk mund të lexohet vetëm si protagonist, por edhe si njëfigurë arketipale, një shenjë universale e përjetimit njerëzor.“Poshtë urës dëgjohen kukurima të zvargura… Dy femra i premtojnë djalit të virgjër se: “Për ty do të jetë badiava, sepse e paske sefte…” E megjithatë,  i brishti djalë, edhe pse s’e kishte provuar dhunën e seksit…, nuk bie në grackën e tyre. “Emigrantët flejnë jashtë”, mendoi dhe i tha vetes “stop”!…Ishte një jetë ku të fluturonte koka, aq më tepër, në një vend të huaj.Ky ishte fati dhe fatkeqësia e mijërave si “Kristos”.

E kam përshkruar edhe në “Marizën” time një të tillë episod, rrugë e rrugica  plot rreziqe emigratore,por s’di pse më ngjiti kaq mirënë kujtesëky pasazh i Qazimit.Në planin stilistik, Muska përdor një gjuhë të pastër dhe tëpasur, ku gërshetohen elemente poetike me ritmin e narracionit prozaik. “…Dhe ja, ku feksi mu përpara tij si një vetëtimë tej e tej qiellit kjo dritëz e kahershme, që papritmas u përhit.”Libri i bëhet mbijetesë. Nisi të filozofonte se kështu i ndodhte me çdo njeri që kërkonte të nxirrte zemërimin e vet, duke prishur qetësinë e të tjerëve”.Blasfemi!? Antiteza prezente në shpeshësinë e masën e saj i ofron lexuesit kontraste jetese.Ai, ndërkohë që priste të merrte të puthurën e Teutës së bibliotekës, befas prifti pervers e tërhoqi nga vetja dhe e puthi në buzë… Një mashkull…!?Kujt t’i besonte? Fesë? Rrobës së Kostë Kondit? Apo perëndisë? Evropa është kjo?

Qazim Muska ka aftësinë të depërtojë përmes gjuhës së zgjedhur, për të prekur e “tronditur” edhe lexuesin ashtu siç i ndodh edhe personazhit tonë. “U mbështeta pas altarit…U ktheva nga murgjit…Ki mëshirë, o Krisht” “Ca krahë të fuqishëm më mbërthyen …”Figuracioni është i ngjeshur dhe shpesh i mbështetur mbi metafora të fuqishme, të cilat i japin romanit një thellësi hermeneutike. Po ashtu, dialogu midis reales dhe simbolikeskrijon një tension narrativ që e mban gjallë dinamizmin e veprës dhe e bën atë të lexueshme në disa nivele: si histori, si alegori dhe si meditim.Një element i rëndësishëm në këtë roman është dimensioni i intertekstualitetit. Referencat e tërthorta me tekstet biblike, me mitet tradicionale dhe me përvojat historike të shoqërisë shqiptare e pasurojnë veprën dhe i japin një hapësirë të gjerë interpretimi.  Në këtë mënyrë shkojmë te genocidi i historisë, këtë herë sjellë prej letërsisë së bukur të Qazim Muskës “Po i vrasin të gjithë…po i shfarosin…Filati…! E dogjën qytetin…I përzënë me dhunë…sepse nuk ka shpëtim tjetër…”O vdekje, o të shporren prej aty”. Lanë gjithçka pas dhe qanin si fëmijët edhe pleqtë, ndërsa i kthenin shpinën vatanit…”Filati u shkrumbua! I tëri”. Dhe vjen natyrshëm të na shgaqet rrëfimtari, i moshuar tashmë dhe i drojtur për sa ka treguar, sepse … “Këto që të fola sot, nuk ia kam treguar askujt për kaq vite…”.Në këtë mënyrë, “Kristos” shfaqet si një tekst që dialogon jo vetëm me realitetin e vet kombëtar, por edhe me universin kulturor ndërkombëtar.

Në aspektin tematik, romani prek çështje thelbësore për letërsinë, identitetin, raportin mes njeriut dhe pushtetit, fatin individual përballë historisë kolektive, si dhe dilemat që lindin nga përplasja midis besimit dhe skepticizmit. Muska arrin t’i trajtojë këto problematika pa u mbyllur në retorikë didaktike, e moralizuese, por duke i shpalosur përmes situatave narrative dhe përmes individualizimit të personazheve.Qazim Muska ka arritur të ngrejë në art një vepër të fuqishme, që nuk kufizohet vetëm në rrëfim, por hap horizonte meditimi dhe reflektimi për njeriun dhe shoqërinë.Për ta mbyllur… “KRISTOS” është një vepër që meriton vëmendje të posaçme në kontekstin e letërsisë bashkëkohore shqipe. Ajo arrin të kombinojë përmasën artistike me atë filozofike, duke krijuar një tekst të hapur për lexime të shumëfishta. Kontributi i shkrimtarit Qazim Muska nuk qëndron vetëm në sjelljen e një rrëfimi origjinal, por edhe në aftësinë e tij për të ngritur pyetje universale mbi fatin e njeriut dhe të shoqërisë.