Kjo foto nuk është origjinale. Shumë vite jetuam në të njëjtin qytet dhe jo rrallë, për arsye pune apo rastësisht, jemi ndodhur sëbashku, por më mungon një foto me Kadarenë. E pra edhe kam shkruar gjithashtu për libra a për aspekte të jetës së tij letrare. Nisur nga dëshira për të na parë bashkë, kam hasur në internet montazhe. Ky që po postoj është publikuar nga “Bota sot”.
Ah, sa foto më mungojnë me kolegë e miq të dashtun! E kam këtë të metë edhe sot, jepem në bisedë dhe nuk më shkon mendja tek aparati. Sidoqofte, herë pas here aktivizoj kujtesën, prej atij arkivi sjell si para syve fytyrat e paharrueshme dhe ia di për nder aparatit tjetër, laboratorit fotografik trunor që na ka falur Zoti.






















