Më duhet fjalori,
që nga lashtësia;
një fjalë Shqip,
nga gjithë Shqiptaria.
Një fialë të vjetër,
Me shum kuptim,
Të ket brënda,
Gëzim revolt mallkim.
Një fjalë e thjeshtë
ta kuptojnë të gjithë,
jo të marim borxhë,
nga fjalori ynë.
Për ata që fatet
e popullit kanë,
që gjuhën Shqipe,
vet e huazojnë.
Për ata që shpresën
e vrasin për dit,
vetëm errësirën,
duan ta bëjnë mik!
Politikës sonë,
kurrë s’ju gjendën këmbët!
Kurrë s’u bënë bashkë,
të realizonin një ëndërr.
Të gjithë i bënë pis,
të gjithë i ngjollisën,
për vete kristal,
s’kan sy të shohin.
Të gjithë e dimë,
e shofim për ditë;
po nuk desh i pari,
as bari nuk mbin.






















