Unë nuk mund të shkruaj më!
Unë nuk kam më frymëzim!
E kisha një motiv një dëshirë;
e kisha një që quhej dashuri!
Mua nuk më bëjnë më duart:
As shpirti më nuk më buzëqesh.
Në thellësinë e zemrës sime
tashmë ka mbetur një emocion i pa vlerë!
Më more pranverën e çelur në dimër.
Më shove zjarrin e ndezur mes borës.
Më këpute telat e zërit të brëndshëm.
Më helmove ëndrrat që bashkë i vodhëm!
Premtimet qënkan si era për ty!
Ndjenjat e tua të lidhura pas frikës.
Mos guxo të më kërkosh sërish dashurinë.
Dashuritë janë për heronj.
Janë për ata që mes luftrash u ringritën!
“Ti nuk dite të dashurosh një femër!
Ti dashurisë nuk i vure një emër”…





















