Suplementi Pena Shqiptare/ Kam shumë miq, që gjithmonë më mungojnë

Kam shumë miq, që gjithmonë më mungojnë

Kam shumë miq, që gjithmonë më mungojnë!

Sigal

E armiq, që me urrejtje të fshehur më presin.

Të dashura! Që, bëjnë sikur s’më shikojnë,

edhe zonja të fisme, që për mua “vdesin”.

Unë vij nga shpirti, thellë. Nga fundi i tij

S’kam kode digitale, ndaj nuk më njohe!

Kam mbetur siç i thonw; “Ai i qëmotshmi”

nga soji, me qeliza gjenetike e hormone!

 

IKONE

Ti e di pse unë të quaj ikonë ?

Sepse kur të puth, s’bëj mëkat!

Ikona, mund të puthet nga një burrë

dhe duke e puthur ai i pëshpërit:

– më fal!

Ti e di pse unë të quaj ikona ime ?

Sepse je grua edhe shënjtëri.

Unë do lutem që mos bëj “gabime”

edhe pse e di, që do mi falësh ti!

 

E PAFAJ

Ti nuk e dije se me kë ishe dashuruar!

Vetëm thoshe tërë gaz:- dashuroj poetin !

Edhe unë, them se nuk je për t’u fajësuar,

se nuk e dije, ҫ’ishte të mbaje në gji detin!

Thoshe, se dashuria e poetit ishte dhuratë.

Po natën, me të dy sytë, nuk bëje gjumë.

Me njërin shikoje, si rrethonin poetin gratë

pa e ditur se ato, ai i ka metaforë e muzë.

Ti nuk e dije, se ҫ’dashuri kishe patur pranë…

As poetin e dashuruar, nuk e kuptove kurrë!

S’munde ta mbaje atë, që ish e s’ish dhuratë;

s’kishe faj, bëhej fjalë për det, jo thjesht burrë !

 

Haxhi Dikolli