Suplementi Pena Shqiptare/ Agron Tufa: “Sonet”

Agron Tufa Telegraf.al

Kupën e kujtimit tënd ku ta fsheh e ku ta hedh?
Bëj ta flak e bëj ta thyej, bëj ta lë e më rrënqeth.
Kupa e kujtimit tënd valon shkumë dashurie,
m’u ka ngri si një servis mbushur pije çmendurie.

M’u ka ngri në dorën time ky bardhak i fildishtë;
i hedh zjarrit, zjarri digjet si në ethe kaltërsisht.
Nuk e pi kujtimin tënd. Kupa le ta pasqyrojë.
Sonte qiellin lakuriq edhe hënën e pagojë.

Sigal

Le të rendet e përlotur përmbi kupën e mallkuar.
F’tyra ime ndër reflekse zbehtësisht e vizatuar.
Kupa e kujtimit tënd më s’do mbushet kurrë me ty.

Bëj ta flak e bëj ta thyej, bëj ta pi e dot s’e pi.
Do të rend pra krejt i marrë me servisin e hënuar,
gjersa shkuma nëpër kohë do jetë tretur, avulluar…