IK!
Në rebelimin tim, në rrëshqitjen e saj,
i them të munduarës: ku vete moj garbë?
I them të çarturit me fytyrë të vrerosur:
Ku e gremis kështu kockaliqen e brengosur?
A s’e sheh se si ecën e lodhura e çalë,
s’mban dot as fre, s’mban dot as shalë?
A s’i sheh që krruspullosur endacakët flenë
si zogj të uritur që s’e gjejnë dot folenë?
Dhe ti krekosur mbi kockaliqen garbë
ëërtitesh për turp bakërimës së thatë!
Zotëri, në ke sy e vesh, po jua them hapur;
në erdhe me dy këmbë, do të largohesh me katër.
Në vetëbrerjen time, në vetëflijimin e saj,
pak kohë na ka mbetur, dreqi ta hajë!
Ndaj i them të harbuarit: ik sa më parë,
ndaj u them të duruarve: zgjohuni, mjaft fjetët!
Më mirë poshtë në Had se sa skllevër të gjallë,
në zgrip të humnerës me qefin nën sqetull.
Vërtet
Vërtet kemi origjinë nga majmuni,
ndër shekuj na rrjedh gjak i tij,
ndaj vuajmë nga smira dhe uni
dhe s’arritëm të bëhemi njeri.
Të ndarë në raca e ngjyra.
Të ndarë në të mirë e të liq.
S’shpëtuam nga katrani e zgjyra
me bajoneta mbështjellë si iriq.
Gjemani, o njerëz fisnikun!
Gjemani e më thoni: ja!
Çdo gjallesë nëpër gjak fsheh shtrigun,
çdo njeri një majmun në shpirt ka.
Vërtet kemi origjinë nga majmuni.
Vërtet? Vërtet? Vërtet?
Gjer vdesim vdesim nga smira dhe uni
Gjer vdesim shpirtin djalli na e ha.