Suplement Pena Shqiptare/ Albania Event Productions nis udhëtimin – 2 vogëlushët do prezantojnë Skraparin në eventin kombëtar

796
Kryeqendra e Skraparit, Çorovoda tashmë ka fëmijët më të mirë për vitin 2017. Si përherë agjencia e spektakleve Albania Event Productions me drejtuese Albana Çakshirin ka sjellë një superspektakël në qytetin simpatik të Çorovodës në garën e bukurisë për fëmijë Miss&Mister Children. Me ftesë të kryebashkiakut Nesim Spahiu produksioni i kësaj agjencie është ndalur dhe në këtë cep të Shqipërisë për t’i bërë të lumtur dhe për t’iu dhënë një shans më shumë edhe fëmijëve të këtij qyteti. Pas përgatitjeve të drejtuara nga organizatorja Albana Çakshiri në fundjavë është finalizuar spektakli i madh Miss&Mister Children Çorovoda 2017 me pjesëmarrjen e plot 130 konkurrenteve vajza dhe djem të grupmoshave nga 6-13 vjeç. Fëmijët falë punës së përkushtuar the të jashtëzakonshme të organizatores Albana Çakshiri nën produksionin e producentes Irena Vreto janë transformuar artistikisht duke befasuar publikun e shumtë gjatë finales së madhe të këtij show. Risitë artistike në skenë kanë qenë të shumtë, ndërsa performancat e konkurrentëve kanë qenë shumë të veçanta dhe të arrira gjithashtu. Spektakli Miss&Mister Children Çorovoda 2017 është mbështetur nga kryetari i bashkisë z. Spahiu i cili ka menduar që bashkë me gjallërimin e jetës kulturore të qytetit t’iu dhuronte momente të paharruara nëpërmjet këtij aktiviteti fëmijëve çorovodas. Por dita e finales së madhe ka qenë surprizuese për organizatoret, kjo për vetë interesin e lartë te publikut që ka ndjekur këtë shfaqje drejtpërsëdrejti. Juria e garës kishte kryetar të saj, publicistin e njohur Ëngjëll Musai, Miss Lisa Braha, përfaqësuesen e institucionit të bashkisë Alba Sula si dhe Sulo Gozhina. Juria ka votuar me unanimitet të plotë për të shpallur Mister Children 13 vjeçarin Lukas Shehu dhe Miss Children 10 vjeçare Bora Saliasi. Gjithashtu fituesit e çmimit të madh kanë marrë nga një shpërblim financiar nga Bashkia Çorovodë me vlerën 10 mijë lekë. Ndërkaq produksioni ka vlerësuar me çmime të tjera të rëndësishme, ndërkohë që 10 fëmijë kanë konkurruar për çmimin “Best Talent” duke shfaqur në skenë përmes emocioneve talentin e tyre artistik. Organizatorja e eventit Albana Çakshiri njëherësh dhe moderatore e spektaklit ka deklaruar për gazetën se ky spektakël ishte një sukses i radhës, por thekson faktin se nuk do kishte këtë energji pozitive pa mbështetjen maksimale të kryetarit të bashkisë z. Nesim Spahiu që ka si filizofi të punës së tij një qytet të dashur dhe për fëmijët. Dy fituesit e mëdhenj të këtij kompeticioni do përfaqësojnë Shqipërinë në garën botërore Festival Model&Talent World që zhvillohet në Antalya, Turqi nga 19 prilli deri 6 maj. Ndërkaq si dy fituesit kryesorë ashtu dhe te tjerët do përfaqësojnë krahinën e njohur të Skraparit në garën mbarë shqiptare Miss&Mister Children Albania 2017 që zhvillohet prej 3 vjetësh në qytetin bregdetar të Durrësit.
Sigal