Suplementi Pena Shqiptare/ Ismail Kadare: Dimri

476
Sigal

Dhe vjeshta i shkoi ‘fletët e saj’
i vërtit era, i përpjek
dimri si perandor kinez
ngjyrën e verdhë kudo e ndjek.

Dhe këto re qe tani vijnë
ndryshe nga retë e gjertanishme
të shkretat janë pa vetëtima
porsi djerrina te mërzitshme.

 

Veçse nën to qyteti zien
me drita, zhurma dhe trafik
dhe flokët e tymta të uzinave
mbi supe i bien madhërisht.

Ja horizonti i bardhë i dimrit
përballë peiZazhit që lëviz
harxhon të fundmen vetëtimë
si reporteri, të fundit blic.