Arbitroi Juven në Champions, trafikantët përdorin emrin e Turpin për të transportuar drogë

506
Sigal

Clement Turpin, gjyqtari francez që vendosi drejtësi në ndeshjen mes Juventusit dhe Ajax të martën në mbrëmje, i kanë vjedhur identitetin. Siç raportohet nga “L’Equipe”, një grup kriminal ka përdorur emrin e tij për të kaluar më lehtë më lehtë një sasi droge.

Kriminelët, sipas hulumtimit nga ana e Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjyqësore të Versailles, ata kërkonin që të transportonin një sasi të madhe droge nga Belgjika në Francë në një makinë “Renault Laguna Gray” të regjistruar nën emrin Clement Turpin.

“Trafikantët kanë përdorur identitetin e tij për t’u argëtuar dhe për shkak se janë tifozë futbolli”, tha për “L’Equipe” një burim i afërt në hetim.

I dyshuari Mounir A, sipas raporteve të policisë u arrestua më 10 dhjetor në Paris me tre bashkëpunëtorët e tij. Ata janë akuzuar për posedimin e disa kopshteve ku kultivohej drogë, si dhe një sasi e madhe armësh që përfshinte:një raketë, një kallashnikov, tre pistoleta … si dhe më shumë se një milionë euro si dhe objekte të tjera të shtrenjta.

Turpin, i pavëmendshëm ndaj hetimit, ka konfirmuar për gazetën “L’Equipe” pafajësinë e tij: “Unë nuk jetoj në Noisy-le-Sec, nuk kam asnjë apartament apo kështjellë. Nuk kam të bëj fare me këtë”. Ai gjithashtu shtoi me shaka: “Ajo që më frymëzon në këtë histori? Është fakti se arbitrimi është një profesion shumë i rrezikshëm”.

Clement Turpin, en el partido entre la Juventus y el Ajax de Ámsterdam.