Plagoset vajza e re në aksident, ambulanca në vendngjarje pas 30 minutash

423
Sigal

Një aksident ka ndodhur në zonën e “Medresesë” në kryeqytet pasditen e sotme. Burime nga vendngjarja thanë se një vajzë mbeti e lënduar nga përplasja e një automjeti me një pemë anë rrugës.

Përmes një denoncimi të një qytetari në një faqe në Facebook, tregohet se autoambulanca u vonua 30 minuta pas marrjes së njoftimit për aksidentin.

“Ka 30min qe ka ndodh aksident ne Tirane e tani vje ambulanca. Pasagjeri mbrapa ishte nji goc ishte gjakos. E dergun me nji makin te rastit ne spital se ambulanca erdhi mbas 30min. Mir qe u perplas ke pema se do e kishte dhtyp nji kalimtare. Ishte tu hec mbi 80kmh E i humbi kontrolli! U perplas ke pema ne te majte Shife sa shpejt ka qen esht spostu 2 metra”, shkruhet në denoncimin e postuar nga JOQ.