Në parkun e gjelbër ku shpesh shëtisje,
emocioni më mbështjell, porsi një uragan.
Tanimë dhjetëra tulipanë atje janë rritur
dhe ajo bukuri kraharorin në dysh ma çan.
Me siguri do të të pëlqenin së tepërmi,
do t’i shikoje qetësisht për shumë kohë,
pastaj do të më thoje: ”Bëmë një foto!”
duke mbajtur aparatin fotografik në dorë.
Do kishe admiruar ngjyrat e shumëllojshme
e do të pëshpëritje: “Shiko, ç’mrekulli!”
Kurse unë s’mund t’u hedh as një vështrim,
tulipanët më zgjojnë veç dhimbje në shpirt;
tani që mungon ti…