Ditari çerekshekullor në këndvështrimin e gazetarit sportiv
Bashkim MËRTIRI
Të nderuar lexues të gazetës “Telegraf”! Këto ditë kam lexuar një libër të veçantë me tematikë sportive, të gazetarit sportiv Agron Kaja, të shkruar si një “Ditar historik” për një çerek shekulli. Në 462 faqet e këtij Ditari në 25 vitet e fundit, historia çerekshekullore sportive e 240 sportistëve, trajnerëve, drejtuesve të sportit, por edhe ish-sportistë dhe ish-trajnerë, apo edhe ish-drejtuesa të sportit në këtë hark kohor, nga rreshtat e librit “Në mikrofonin tim”, do përballen me vetë historinë. Do takohen së bashku në këtë libër për të kujtuar kohën e shkuar, në të tashmen e ndryshuar ose jo. Në këtë libër, Agroni ka treguar se është një “dokumentar” në rreshta, ai ka treguar se vlerat e historisë sportive duhen kujtuar kur ato shprehen edhe kështu, në këtë libër ku protagonistët e intervistuar do të kujtojnë se ku ishin vite më parë dhe ku i ka sjellë koha sot.
Kur Agroni më tregoi për këtë libër, në cilësinë e Redaktorit të tij, unë u ndjeva i vlerësuar, sepse kjo është një histori që rrallë qëmtohet në rreshta librash të kësaj forme. Duke e vlerësuar autorin, njëherësh u them protagonistëve të librit dhe gjithkujt që do ta lexojë, merreni librin dhe kujtohuni këtë herë për karrierën tuaj të shkuar, që sot vjen me nostalgji të zbardhur në rreshta. Në këtë përzgjedhje emrash me anë të kompjuterit, dhe jo me dëshirën e autorit, protagonistët na sjellin historinë e tyre sportive, e cila jo vetëm për ata që e shkruan në fusha e stadiume, por për të gjithë ata sportdashës, tifozë e më gjerë, nostalgjia e historisë do t’u zgjojë kujtime të bukura. Të shkruara nëpërmjet intervistave të shkurtra në rreshta, vëndi i kryerjes së bisedave me çdo personazh dhe CV-ja e tyre, tregojnë se autori veç punës si gazetar, ka mbajtur këtë ditar që lexuesi do ta vlerësojë shumë.
Ndaj në këto rradhë të gazetës “Telegraf” unë i them Faleminderit Agronit, dhe do t’u thoja juve lexues se, mosha nuk numëron vetëm vitet, por edhe gjurmët që u ke lënë viteve. Në këtë 70 vjetor të tij Agroni e feston edhe në këto rradhë, dhe do uroja që së shpejti të presim libra të tjerë, të cilat autori i ka në fokusin e krijimtarisë së tij, si ky Ditari çerekshekullor në këndvështrimin gazetaresk.
AVE Consulting, Arben Dervishaj
“… Unë për libra nuk kursehem, i dua njerëzit, që i shkruajnë ato …”
Në 462 faqet e këtij Ditari Sportiv në 25 vitet e fundit, historia çerekshekullore e 240 sportistëve, trajnerëve, drejtuesve të sportit, por edhe ish-sportistë dhe ish-trajnerë apo edhe ish-drejtuesa të sportit në këtë hark kohor, nga rreshtat e librit “Në mikrofonin tim”, do përballen me vetë historinë.
P R O G R A M I
NË PROMOVIMIN E LIBRIT “NË MIKROFONIN TIM”
Sot, e martë 29 prill 2025, ora 11:00 në Resortin “Te Stela”, 100 m poshtë QTU, në rrugën dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës.
10:45-10:55 Pritja e të ftuarve
10:55-11:00 Vendosja në sallën e veprimtarisë
11:00-11:15 Çelja e veprimtarisë-Bashkim Mërtiri
11:15-11:25 Përshëndetje e Z. Arben Dervishaj, zëvendëspresident i FSHF-së dhe sponsorizues i Librit
11:25:11:35 Përshëndetje e Z. Agim Çiraku, President i FSHN-së, mbështetës në organizimin e veprimtarisë në këtë promovim.
11:35-11:40 Përshëndetje e Mjeshtrit të Madh, Sadik Mema
11:40-11:45 Përshëndetje e të pranishmëve
11:45-11:50 Përshëndetje e të pranishmëve
11:50-11:55 Përshëndetje e autorit të librit, Agron Kaja
11:55-12:00 Mbyllja Bashkim Mërtiri
12:00-13:00 Kokteil, shpërndarje dhe shitje të librit.
Mjeshtri i Madh, Sadik Mema: E shkundi pluhurin e historisë
Të nderuar të gazetës “Telegraf”! Duke qënë pjesë e përgatitjes së librit “Në mikrofonin tim” të gazetarit sportiv Agron Kaja, këto reshta i shkruajta në respekt të të gjithë atyre figurave të sportit shqiptar që kompjuteri i përzgjodhi në këtë volum të parë të këtij Ditari historik. Por edhe të atyre që nuk mundet të ishin në 460 faqet e këtij libri, të cilët historia i ka në kujtesën e saj më të mirë. Në këtë libër, historia e individëve protagonistë i bashkon një pjesë prej tyre duke risjellë mbresa e kujtime nga karriera e tyre sportive, gazetareske, apo drejtuese në institucione e klube sportive. Unë e kam lexuar librin, sepse që në nisje të punës së tij, Agroni më ka njohur, duke më bërë pjesë të tij, ndaj edhe uroj që të ketë në memorrjen e tij të tjerë ditarë, të cilët “pluhurin” e historisë e shkundin dhe e mbajnë larg harresës.
Agim Çiraku, President i FSHN: Ky libër duhet respektuar
Sapo Agron Kaja më informoi për Librin “Në mikrofonin tim”, e inkurajova duke i dhënë mbështetjen time që ky libër të promovohet sikundër vlerat ai përcjell. Më duhet të shprehem për këtë libër me vlera, se Agroni si autor i sjell në një Ditar të shkurtër e domethënës në 25 vitet e fundit të karrierës së tij gazetareske. Në këtë hark kohor, në gazetën “Telegraf” dhe në çdo medie që ai ka punuar, ka shkruajtur me kilometra rreshta e ka përcjellë në mikrofonin sportiv sa e sa kronika, në të cilat sporti shqiptar “jeton si i gjallë”. Në këtë libër, është përshkruar në kronika, intervista, opinione apo edhe të tjera shkrime, historia e shumë pak protagonistëve, sa kjo histori i ruan në memorrien e saj. Në këtë libër, e gjithë tematika që autori trajton në 460 faqe, mendoj është një vlerë jo vetëm për protagonistët, por për të gjithë ata që i kanë njohur ata në fusha e stadiume, dhe sot disa janë zbardhur në pamje, por jo në shpirtin e tyre sportiv. Këtë këndvështrim mendoj se do ta ketë gjithkush që do ta lexojë librin, dhe besoj se do më japë të drejtë përsa po e përshkruaj.
Me Agronin tashmë kemi njohje të vjetër, ku gazeta “Telegraf” na afroi më shumë, por pishinat e Notit shqiptar e kanë bërë diferencën. Unë jam mik i librave, dhe si ish-sportist e sot President i Federatës Shqiptare të Notit, jo vetëm se i vlerësoj, por edhe i inkurajoj që rreshtat në librat me tematikë sportive të mos rreshtin asnjëherë.
E falenderoj Agronin për këtë libër, dhe përfitoj që të sjell këtu në gazetën “Telegraf” një paragraf shumë domethënës në parathënien e librit, ku shkruhet: Në këto intervista, si në një dokumentar me metrazh të shkurtër, jam munduar t’i sjell protagonistët si ish-sportistë, ish-trajnerë, si sportistë e trajnerë, por ka edhe nga ata protagonistë që vijnë edhe si drejtues institucioni e klubi sportiv, të cilët e kompletojnë sado pak përmbajtjen. Këtë përmbledhje e titulloj “Në mikrofonin tim”, duke menduar thjesht se gjithçka e shkruar më parë, është thënë nga protagonistët, të cilët i risjell në kohë që edhe mund të kenë lëvizur, mbyllur karrierën, apo edhe janë ndarë nga jeta…” E kësisoj, Agroni e ka vendosur në një “banak” të fortë anën historike të sportit, ku jo vetëm ne që e kemi jetuar atë kohë, por edhe brezat ta njohin në këto këndvështrime. Të gjithë i inkurajoj që ta kenë librin si një bazë njohjeje e respekti për brezat që e kanë shkruar historinë e tyre sportive vit pas viti
Agroni e ka vendosur në një “banak” të fortë anën historike të sportit, ku jo vetëm ne që e kemi jetuar atë kohë, por edhe brezat ta njohin në këto këndvështrime. Ta kenë librin si një bazë njohjeje e respekti për ata që e kanë shkruar historinë e tyre sportive vit pas viti.