Renditja e skuadrave shqiptare në UEFA/ Partizani ka shansin të arrijë Skënderbeun

42
Sigal

Klubi i Partizanit bëhet gati për pjesëmarrjen e tij të 11-të në Ligën e Kampioneve.

Të kuqtë kanë një përballje të dyfishtë me BATE Borisov ku padyshim do të synojnë kualifikimin, për përfitime më të mëdha ekonomike, por padyshim edhe për prestigj.

Kampionët në fuqi janë skuadra e tretë shqiptare në renditjen e të gjitha kohërave në turne, sipas statistikave të UEFA-s, ndërsa kanë një mundësi të artë për t’u ngjitur në vendin e dytë në podium.

Sipas renditjes statistikore të UEFA-s, e cila vendos 2 pikë për fitoret dhe 1 pikë për barazimet,  skuadra më e mirë shqiptare në historinë e Ligës ë Kampioneve mbetet Tirana.

Në 15 pjesëmarrjet e saj, ajo ka grumbulluar një total prej 20 pikësh dhe mban vendin e 144-t në klasifikimin e UEFA-s.

Skuadra e dytë shqiptare është Skënderbeu, që ndonëse me vetëm 5 pjesëmarrje, ka siguruar 15 pikë në këtë turne, duke mbajtur vendin e 172-të në renditjen e përgjithshme të UEFA-s.

Partizani e ndjek me vetëm 3 pikë më pak, të cilat mund t’i sigurojë nëse bën rezultatet e duhura për kualifikimin ndaj BATE Borisov.

Në 10 pjesëmarrjet e mëparshme të kuqtë kanë siguruar në total 12 pikë, duke qenë në vendin e 199-të në renditjen e UEFA-s.

Më pas vijën me radhë Vllaznia dhe Dinamo me nga 6 pikë, Kukësi me 5, Flamurtari dhe Elbasani me nga 2 pikë si dhe Teuta me 0 pikë.