Suplementi Pena Shqiptare/ Ismail Xhaferi: Diku…

Diku më shfaqesh si në mjegull,

që në ca brigje ikën tutje.

NOA

Diku më shfaqe si një bredh,

me pak dëborë përmbi supe.

 

Diku më shfaqesh degëz peme,

që përball dimrit nuk përule,

që shkund acarin dal-ngadalë,

dhe në pranverë mbushesh me lule.

 

Diku më shfaqesh si një yll,

që digjet heshtur pas një mali,

diku më shfaqesh si një grua,

që hyn e del në porta malli..

 

Diku me shfaqesh kaq e bukur,

e brishtë si lule jargavani,

diku më shfaqesh si një ëngjëll,

e dalë prej Biblës a Kuranit.