Mbrëmjeve,kur ylli Afërdita,në qiell s’ka dalë ,
ti del në livadhe, të ndriçosh dynjanë ,
të zhveshësh nëpër muzgje,lëkurën e bardhë ,
kur gjinjtë zbërthejnë komçën e parë …
Kur lëkura me afsh djeg livadhin, ngadalë ,
dy sy në fshehtësi,të përgjojnë nga larg ,
një shpirt, dalldisur thotë: Të dalë ku të dalë !
Në gjoks , një zemër tik-takun e vet ndal.
Mbrëmjeve, kur Afërdita,në qiell s’ka dalë ,
ti në livadhe , një zemër vret çdo natë,
por në mëngjes, me vesë dashurie e ngjall ,
zemërmjera thotë: Dua t’më vrasësh prapë !…
Se ti s’je, si Afërdita, një planet Ferr – Djall ,
që s’mund të rigjenerojë jetë, në trupin e saj ,
ti je brerimë e ëmbël, që jetën tokësore ringjall ,
me energjinë magjike , që vetëm planeti yt e ka.
Mbrëmjeve, kur ylli Afërdita, në qiell s’ka dalë ,
ti del në livadhe, të ndriçosh dynjanë.
Se drita jote fut në kurthin e magjishëm ,
të gjithë meteorët mashkullor të rastësishëm.






















