Suplementi Pena Shqiptare/ Ilmi S. Qazimi: Tri ditë të tre viteve

46
Sigal

-Nga ditari poetik pa retush-

10.07.1997

Eshtë një e vërtetë,

pa cak:

Urimi,

gjithnjë shpreh

edhe një të ëmbël urrejtjeje.

 

01.09.1998

O ju miza e murjela të politikës shqiptare,

blu në rozë;

mjaft u lodhët,

me zukatje buzë të prapmes

së pelës europiane, të pangjyrë.

 

13.10.1999

Dhe errësira vazhdon të fshejë të vërtetën.

– Kur ylli i së vërtetës vazhdon të shpërndajë errësirën,

sot një pornostare tha, çka s’kish thënë kurrë:

“Do zbatoj urdhërin e regjizorit -“Përsërite!”

ndaj më lipsen gjashtë meshkuj për burrë.”

 

Tri ditë shkurti 1998

-nga ditari poetik pa retush-

 

Dita e 22-të

Shqiptari

i tabanit,

mëkon netët e verbëra,

ditëvrasëse.

Dhe tingëllima e shekujve mbi kokë i bie:

“më mirë nën sundimin që je rri,

se sa të hipë në fron një sundimtar i ri…”

 

Dita e 27-të

Aliu,

lypësi i lagjes tonë,

vdiq…

Është ditë shkurti

me një të hollë shi.

Një kryetar shteti u nda nga jeta,

po këtë ditë,

dhe u varros njëlloj

si Aliu,

në ditë shiu.

Dita e 28-të

Toka  mëmë,

që lind e rrit  njerëz, kafshë e bimësi,

nuk e di,

se vetëm njerëzit e quajnë

edhe varr!

Ç’mizori!