Suplementi Pena Shqiptare/ Ago Nezha: Emigrimi

271
Sigal

Një fjalë e rëndë që s’po gjen shërim,

Epidemi që ka prekur të rinj e të vjetër,

Kanceri  i Shqipërisë është fjala emigrim,

Ka vyshkur, ka plakur Shqipërinë, të mjerën.

 

Ikën fëmijët të lënduar si zogj shtegtar,

U është vrarë shpresa, vrarë dhe gëzimi,

Familja të krisur në themele ka marrë,

Një anije që po mbytet nga emigrimi.

 

Kjo hemorragji që rrugë pa krye ka marrë,

Braktisi fshatrat e boshatisi qytete,

A do ketë ky vend një ditë Shqiptarë?!…

A si zogj të korbit do endemi ndër shtete…