Një ditë pasi partitë politike që duan të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e mbyllura dhe të hapura të kandidatëve të tyre për deputetë, eksperti zgjedhor Kristaq Kume thekson se ajo çfarë ka ndodhur deri më tani me listat nuk është asgjë më shumë se ajo çfarë parashikon ligji zgjedhor.
“Pra ajo që ka ndodhur deri më tani është thjesht zbatim i Kodit Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit”, u shpreh Kume në një intervistë.
Ish-kreu i KQZ-së, u shpreh i mendimit se listat nuk shkaktojnë konfuzion te votuesit.
“Edhe pse fleta e votimit në rastin e Tiranës do të jetë një fletë e madhe nga përmasat nuk ka gjasë të krijojë konfuzion. Sepse mënyra e votimit është shumë e thjeshtë dhe nuk pres që në 11 maj të kemi gabimet e bëra në zgjedhjet e shkuara.