« Si grimcë ndriçuese rëre në shkretëtirë,
Bubroj në Kanada edhe unë -tha shqiptari.
Me thikë mundi e djerse, këtu jetoj në errësirë,
kur vendi im, Shqipëria, është purtekë ári’.
Në Kopshtin Zologjik mes një pylli torontez.
Botë mahnitëse kafshësh, mes njerëzish.
Botë pa botë njerëzish, mes kafshësh e pemësh.
E bukura natyrore sundon kafshërinë njerëzore.
Luani vështron me përçmim shikuesit dykëmbësh.
Gjarpëri ‘paqedashës’ i kqyr tinëz pas xhamit.
Giboni australian bën seks pa turp nga vizitorët,
Mes tyre dhe unë, shqiptari, stërnipi i Sinanit!?
Njeriu, kriminel e zot i kafshëve;
këtej është skllav i tyre dhe i parasë.
Mos edhe në Shqipërinë time të largët
vallë, kështu një ditë do të ngjasë?!”



















