Suplementi Pena Shqiptare/ Çano Nora: Petraq Neti, “Po m’i njohe hapat, pritëm!”

 

Libri më i ri i poetit Petraq Neti ,me titull domethënës “Po m’i njohe hapat, pritëm!”,vjen si një rrëfim i gjatë shpirti ,i mbushur me mall të heshtur e me kujtime që nuk kanë kurrë mbarim.Poeti i lindur në Lunxhëri të Gjirokastrës dhe me vite jeton në shtetin Helen ,e ka  shndërruar largësinë në metaforë  dhe dhimbjen në këngë.Në çdo poezi të tij,  lexuesi ndien peshën e atij hapi të tretur  mbi gurët e fshatit ,që rikthehet në vargje si trokitje e vonuar në portën e pragut të dikurshëm.Ky libër ngrihet mbi disa shtylla kryesore tematike,si mërgimi,vendlindja,koha dhe hapa të humbur  në kujtime.Vargu i Petraq Netit vjen për lexuesit ,i thjeshtë,i kuptimtë,por me një ndjeshmëri të madhe ,ku fjala nuk zbukurohet në mënyrë artificiale,por vjen natyrshëm ,e dalë prej përditshmërisë së shpirtit dhe plagës së heshtur të mërgimit.Titulli i librit është një thirrje e dyfishtë  njëherësh ,për tokën mëmë ,që e sheh nga larg ,por edhe për vetveten ,që e kërkon aty ku e la fëmijërinë ,një rikthim tek rrënjët ,te zanafilla ,tek kujtesa.

NOA

Stili i tij poetik ,ruan melodinë dhe frymën e poezisë  së krahinës nga ka origjinën ky autor,por ndërkohë ka dhe freskinë e vargut të sotëm,që komunikon natyrshëm  dhe drejtë për drejtë me çdo lexues.Në disa poezi të tij gjejmë përmallim ,në të tjera dhimbje ,në disa të tjera një lloj pajtimi me fatin.Vërehet se Petraq Neti ,nuk shkruan  vetëm poezi ,ai dokumenton kujtime ,ndjenja dhe fate  të njerëzve  që i ka njohur atje në vendlindje  dhe në emigracion.Është poezia e një njeriu që ka parë dy anët e jetës: Ikjen dhe pritjen.Poeti Petraq Neti kthehet në vendlindje me fjalë ,dhe kjo është mënyra më e gjetur për atë,për një poet të ndjeshëm ,që ka në shpirt  sa shumë mall e dashuri për vendlindjen,Saraqinishtën fshatin e gjelbërimtë përfund malit të Lunxhërisë.Ja sa përmalluar  vijnë këto vargje:

 

Vëndlindja ime në pllajë,

Që bashkë jetën lidhëm.

Në të kam mbajtur,mbamë,

Në të kam hedhur,hidhëm!

Zemra e poetit Petraq Neti  vazhdon të rrahë me ritmin e vendlindjes ,në këto raste poezia vazhdon të mbetet urë që nuk thyhet kurrë.Në librin”Në më njeh nga hapat,pritëm!”,emigranti lunxhot ,ngre një botë ndjesish ,ku hapi i poetit bëhet jehonë e kujtesës ,malli i papërmbajtshëm dhe thirrje e heshtur drejtë vëndit  që s’e harron.Poeti e kthen jetën e mërgimit  në varg të shqetësuar ,në rrëfim Atdheu ,në   plagë dhe gur themeli i çdo fjale.Ky libër ku të njëqind poezitë e tij rrinë si simotra me krenari në

kra të njera – tjetrës ,vjen si një dëshmi se arti i një shqiptari udhëton bashkë me shpirtin e tij ,duke mos njohur kufij gjeografikë.

Ja si shkruan poezi në poezinë me titull “duke të parë ty”

 

Do humbas tek ti,

Do humbas I tëri

I thashë vetes.

 

Si gjilpërë tek ti të humbas,

Pastaj tek ti le të më gjenin më pas.

 

Këto vargje me një ndjenjë të bukur ndaj dashurisë,një betim dhe një fjalë e premtuar ndaj asaj që e do dhe e dashuron  marrëzisht.Ky poet i lejon vetes të”humbas” ,jo si një zhdukje ,por si një gjetje tek tjetri,tek një vënd i sigurt,tek shpirti i të dashurës.Vargu”Do humbas tek ti” ,krijon menjëherë  një ndjesi të fortë përfshirjeje ,ndërsa krahasimi “Si gjilpërë do humbas” ,është i veçantë ,si një gjë e fshehur,por gjetja e tij ka vlerë.Fundvargu” Pastaj tek ti le të më gjejnë më pas” ,i jep poezisë një kthesë ku humbja nuk është zhdukje  fatale ,por një strehim ,si të thotë:” Edhe nëse  humbas ,le të humbas tek ti,se aty jam!”.

Ndërsa në vargjet e poezisë “Ti u fshehe brenda meje” krijon një atmosferë të ngrohtë dashurie ,duke na sjellë vargje plotë ndjeshmëri .

 

Ti erdhe bashkë me erën  në një kohë

Dhe  u ule në supet e mi.

Unë ndjehesha si ngazëllim.

 

Pastaj erën nuk e pashë nga vate,

S’e ndjeva,ndoshta u fsheh pas një reje.

Veç ty të ndjeva,kur  u fshehe brenda meje.

 

Këtu era shfaqet si ndërmjetëse mes dy pamjeve ,i natyrës së padukshme  dhe ndjenjës  së brendëshme.Lëvizja e erës ,ardhja dhe ikja e saj ,është metaforë  për një emocion të papritur ,një kujtim apo një person të dashur që vjen  e vendoset në shpirt.

Vargu i fundit” Veç ty të ndjeva kur u  fshehe brenda meje” ,e mbyll poezinë me një ndjenjë intime ,është klip i çastit ,ku një pronë shpirtërore kapërcen kufijtë e jashtëm dhe bëhet pjesë e qënies jote.Kjo poezi mbart finesë ,dashuri që e përjeton

atë me madhështi.

Te poezia “I them babait” ,nëpërmjet vargjeve të shkurtëra shprehet një dhimbje,një mall që fëmija i’a rrëfen babait sinqerisht ,një realitet të dhimbshëm:

 

I them babait të vërtetën,

Ndaj fjalët edhe ca i zgjat.

Afër juve e shtoj jetën

Dhe larg juve vdes nga pak.

 

Poezia është e kuptimtë ,por prekëse.Fjala”djeg” dhe imazhi i mallit që”rri në sy” krijojnë një figurë që tregon se sa i trishtë është largimi dhe sa e brishtë është kjo lidhje.Poeti flet pa teprime ,por me një zë që përshkon zemrën.

Në fund të këtij udhëtimi poetik ,poeti lunxhot Petraq Neti  sjell  për lexuesit një libër që nuk është thjeshtë një përmbledhje  vargjesh ,por një kthim i vazhdueshëm drejt trungut,një kumt për Lunxhërinë dhe për të gjithë ata që jetojnë larg vëndit .”Në më njeh nga hapat,pritëm!” ,i fton lexuesit të dëgjojnë trokitjet e zemrës  së një mërgimtari dhe të prekin mallin që nuk shuhet.

Me këtë vëllim me poezi ,lexuesit dhe dashamirët e librit ,mbeten me bindjen se  malli kur shkruhet me shpirt  kthehet në Atdhe më shpejtë se vet njeriu.Dhe në vënd të përmbylljes për këtë libër poetik të Netit ,mund të themi se ai e mbyll librin me një premtim të heshtur ,vendlindja nëse e  njeh nga hapat ,të bëhet gati që bijve t’ju hap portën ,se hapat e poezisë nuk  lodhen  kurrë.