….është vëllimi i katërt, dhe i fundit, i kolanës futbollistike “PARTIZANI NË KUFIJ TË LEGJENDËS”, i cili ka të hedhura në celuloidin e katër vëllimeve, historikun me sukseset dhe mossukseset, me arritjet dhe dështimet e Partizanit që nga viti 1945 dhe deri në ditët tona. Struktura e këtij vëllimi është një mixer organik midis historikut të Partizanit në segmentin 2013-2024 dhe Presidentit të tij në po këtë periudhë kohore. Me droje, por edhe me besimin e mirëkuptimit nga lexuesi, kam guxuar ta “metaforizoj” figurën e Presidentit me atë të një “perandori”, jo për “qok”, as edhe për rastësi…! Ishte ky “Perandor” që guxoi e mori dhe e ngriti këtë perandori të quajtur “Partizani” atëhere kur askush nuk guxonte t’i afrohej, ishte ky President, që guxoi ta ngrinte këtë perandori kur edhe emri i ishte “oksiduar” deri në asgjësim.
Ishte ky “Perandor” që besoi përtej llogjikës financiare që ta ngrinte këtë “ngrehinë” deri në piedestal, atëhere kur edhe themelet i ishin asgjësuar! Në “praktikën” e futbollit europian, por edhe më gjerë nuk janë të rralla rastet kur ekipet në periudha të ndryshme kanë marrë identitetin e personaliteteve që me kontributin e tyre financiarë, apo teknikë i kanë dhënë “emërin” e tyre ekipit. Kështu ka qenë në rastin e Mançesterit të Fergusonit, e Brazilit të Tele Santanës, e Napolit të Maradonës, Barcelonës së Messit, Hollandës së Krujfit, Realit të Ronaldos, dinastisë së Moratëve dhe të Anjelëve të Interit dhe Juventusit etj etj., nuk ka dyshim se biznesmeni i quajtur Gazment Demi me investimin dhe arritjet e tij i ka dhënë Partizanit identiktin “Partizani i Gazment Demit”. Në 11 vjet të perandorimit të “Perandorit” Gazment Demi, Partizani arriti të “sprintonte” dhe të arrinte në kohë rekord duke dalë me një “chreshendo” të frikshme nga kategoria e dytë në 2 herë kampion, në dy herë fitues i superkupës së Shqipërisë dhe për më tepër se 9 herë pjesmarrës në eventet ndërkombëtare. Por ajo që do ta konsolidonte me mure kështjelle këtë “perandori” është “Kalaja Arena e Demave”! Rrallë ka eksperienca të tilla në Botë që një president të ndërtojë një stadium, apo kompleks me të ardhurat personale ! Është kjo arsyeja që më del “droja”, që titullit të librit ti vendos “identiktin” e Gazment Demit.