Suplementi Pena Shqiptare/ Hyskë Borobojka: Ku gjendet Demka, sekretari i Zylo Kamberit

353
Sigal

 Fejton

Më kishte marrë malli për Demkën, sekretarin e Zylo Kamberit, që rrinte i krrusur në kuzhinën e ngushtë sa i dilte kurrizi si magje me çantën e zezë e tabakët e letrave duke shkrur referate, raporte, fjalime, kumtesa e diskutime për shefin e tij. E dija se shoku Zylo e humbi shkëlqimin dhe ra për tua lënë radhën Zylove të rinj. Po Demka ku përfundoj? Mendoja mos kishte ndrruar jetë, se, helbete, njerës jemi. Si thoshte një miku im, rahmet pastë: “Atje te guri me vërë një nga një do vemë të tërë”. Prandaj vendosa të vizitoja “Qytetet e shpirtrave të vdekur” për të mësuar në cilin prej tyrë do ishte bërë “Qytetar nderi”. I zura me radhë e sërë të leçitja emrat në portat e banesave të përjetshme. Në njërën prej tyre lexova: “Mato Martina. Lindi kur kërciste pushka për liri,. U rrit në kohën e triskëtimit. U burrërua në epokën e tallonit dhe ndrroj jetë në senenë e trazicionit pa fund”. Më një portë tjetër lëçita: Tuç Tyxhari. Tridhjetë vjet me radhë u lodha dhe  s’i mora dot pronat e mia, as të trashgurat e as të blerat. Mbeta fukara me gisht në gojë. U gjendën dy miq e tre shokë, për “banesën” time blenë dy metro tokë” Më tej në një portë banese ishte gdhendur ky epigram : “Doko Dograja.: Ikën të gjithë, fillikat më lanë. Kush ma shtron dyshegun, kush ma hedh jorganë. Mbeta i burgosur, tretur në “hapsanë”. Në një portë të stolisur, ishte gdhendur një amanent i pambajtur. ”Për ktë amanet dheri s’po më tret. E desha banesën në fshatin e gjelbëruar. Ku janë livadhet si qilima shtruar. Ku janë burimet me ujë të kulluar. Të shikoja lulet kur lulëzojnë. Të dëgja bilbilat sa bukur këndojnë, bashkë me thëllëzat që i shoqërojnë. Të dëgjoja  fyell, zile e këmborë. Të shihja Jezercën ngarkuar me bore. Vendi kur të vishte rroben gjelbërore, të më ledhatonte era pranverore”. Në shumë porta trokita e lexova emra shokësh e shoqesh, miq e mikesha, por emrin e të uruariarit Demkë nuk e gjeta. Mendova se Demka  ka ikur nëpër botë, ashtu si kanë ikur e vazhdojnë të ikin shumë shqiptarë të mbetur pa punë për të siguruar një jetë më mirë. I zura me radhë shtetet e Ballkanit, të Evropës. Kapërceva dete e oqeanë. Vajta në Amerikë, Azi, Afrikë e deri në Australinë e kangurëve. Takova plot shqiptarë që jetonin e punonin  me djersën e ballit, por Demkën  s’e gjeta gjëkundi. Një miku im analist i thekur dhe parashikues i dëgjuar më tha mos ka ndruar emrin si disa të tjerë dhe merret me korrupsin, drogë e prostitucin si disa burra “të zotë”, që “Rilindja  e Re” i fton për t’i bërë kryetarë bashkish në pushtetin vendor. Por këtë kostatim e kundërshtova, pasi Demka është si mali me dëborë, që s’ndotet me këllirë dhe nuk qorolliset më batakun e ndyrë të këtyre dukurive që shëmtojnë njerinë me shtëpi me katandi. Si u lodha e u këputa së kërkuari limrrë e tij, në qytetet e “Shpirtrave të vdekur”, mos ishte bërë “Qytetr Nderi” i tyre. Si e kërkova në rruzullin toksor, për çudi, e gjeta shëndoshë e mirë, si kokrra e mollës të “punësuar” në Kuvendin e Shqipërisë. I qe kthyer zanatit të vjetët, të thurjeve të diskutimeve , raporteve e fjalimeve, monologjeve e dialogjeve, jo për Zylo Kamberin, por për “Baballarët e Nënat e Kombit, pasi mjaft nga këta deputetë e deputete të listës së kryetareve të partive si qullosin dot diskutimet që duhet të bëjnë në seancat plenare të Parlamentit. “Unë e kam plot me fjalorë, citate e thënje nga kokët e mëdha e u qindis fjalimet e diskutimet si t’i duan,- më tha Demka. “E pyes klientin tim deputet. Si e do ta bej diskutimin me të shara apo me lëvdata e premtime, jo me trasta ,por me thasë. Si marr pëlqimin nga klieti ia filloj punës. -Po u merr para për punën që u bën?- e pieta. -Oj të marrë, me të dy duart. Mos harro i nderuari Hyskë Borobojka se jemi në ekonominë e tregut, na, nem. Të kujtohet disa vite më parë që një deputet i nderuar, rahmet pastë tha:”Edhe zogu në pyll s’këndon pa para e jo unë të punoj batjava  Kjo punë, që the ti Hyskë ta marrish vesh ti, ka edhe ca telashe, pasi disa nga klientët e mij deputetë, kur i lexojnë diskutimet e fjalimet që ua bëj unë, s’i bashkojnë dot rrokjet për ti bërë fjalë e i ngatërrojnë , Roma për Toma. Disa të tjerë i ngatërojnë dhe në vend të thonë fjalën Balo, si e kam shkruar unë thonë Laro. Po edhe për këto të meta kam hapur një kurs të veçantë për t’i theksuar drejt fjalët e me timbrin e qartë të gjuhës së bukur shqipe. Ka edhe ca të tjerë, që duan të bëhen “moderrnë” duke përdorur fjalë bravare në leksionin e gjuhes shqipe sa e bëjnë ligjëratën lesh arapi. I nderuari dhe i respetuari Hyska.,mbase e di dhe po nuk e di, mësoje nga unë se disa nga “Baballarët dhe Nënat e Kombit” nuk u është dëgjuar  zëri në seancat plenare të Parlamentit,, aq sa s’dihet si e kanë timbrin e zërit, të hollë a të trashë. Disa e shfrytëzojnë sallën plenare të Parlamentit për të bërë gjumë letargjik. Jam mujnduar disa herë t’u them” Zgjohu e degjo, se po flet Xhezari, nuk po pjedh gomari!” Nga shërbimet që kryen në Parlament, si kanë qënë të ardhurat financiare?- e pieta -Gjynah të qahem- më tha.  Unë,siç e di ti, që kisha për banësë një dhomë e gjysëm kuzhine, kur thurja raportet e Zylo Kambërit, tani kam një vilë që s’ma di njeri, këtu në Tiranë. Një tjetër në fshatin ku më ka rënë koka. Kam marrë nja dy tendera me leverdi të majme. Kam siguruar një makinë lluksoze për gruan time, të nderuarën Zenepe, një tjetër për vete. Madje dhe një të blinduar, pasi killerit (vrasësit me pagesë, shqip) janë shtuar shume Mjafton t”u japish ca evro apo dollarë dhe shkon si qeni në vreshtë apo të të venë “zotin tritol” e të hedhin në erë me shtëpi me katandi, siç e di…