Landi Hysi ‘shpërthen’me notë proteste për burrat që vrasin e përdhunojnë gratë: Ka një vend të veçantë për ata

430
Sigal

Dhuna ndaj grave dhe abuzimi seksual është një fenomen tepër shqetësues në shoqëri.

Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të ndodhura në vend, këngëtari Roland Hysi ka reaguar me anë të një statusi në rrjete sociale, i cili vjen si notë proteste për padrejtësitë ndaj grave dhe vajzave.

Në postimin e tij, ai shprehet se personat që abuzojnë me vajzat e gratë meritojnë jo vetëm një vend në ferr, por ta përjetojnë ferrin çdo ditë për sa kohë ata janë gjallë.

“Sigurisht! Ka një vend të veçantë në ferr për ata që vrasin gra e vajza e përdhunojnë fëmijë apo i ngacmojnë seksualisht, por kjo është pas vdekjes. Ajo që them është, për sa kohë janë gjallë, këto mosqenie njerëzore duhet ta përjetojnë ferrin çdo ditë! Notë proteste!”– shkruan Roland Hysi në Instagram.