Suplementi Pena Shqiptare/ Hyskë Borobojka: Disa nga bëmat e Osman Gazepit

300
Sigal

Osman Gazepin e kam njohur në vërsën e pleqërisë, kur vinte nga Leskoviku në shtëpinë e shkrimtarit  Sotir Andoni në Korçë. Ai tregonte gjëma e bëma të lezeçme nga jeta e tij e gjatë. Disa prej tyre jam munduar t’i shkruaj me fjalorin e tij.

JANE MASKARENJ PERMBI MASKARENJTE

Kur të premten e zezë breshkaxhinjtë e Italisë zbakuan në Durrës e bënë yxhym drejt Tiranës, vajta në pallatin e Naltmadhërisë e i thashë:

-Madhëri të mbathim opigat e të mledhim forcat që t’u vemë drunë këmishëzesve të Duçes. Ti hedhim në det, siç i hodhëm në Vlorë në 1929. Nuk më dëgjoi, por kishte hak. Ato ditë mbretëresha Gelardinë kishte sjellë në jetë princin. Mbreti i shoqëruar nga një bylyk ministra, deputetë graduatë të lartë mori rrugën drejt Korçës dhe  bashkë me ta edhe unë. Kapërcyem Kapshticën e arritëm në Larisa të Greqisë Natmadhëria na tha se ai do te shkonte në Evropë, në Turqi në Egjipt e gjetkë të mblidhte forca e të kthehej për të çliruar vatanin, si ç’u kthye më 1924., prandaj kopeja e ministrave, duhet të kthehej në Mëmëdhe e të prisnin sa të kthehej ai.

JANË KRODILLË PËRMBI KROOKODILLË

Kur dëgjuan  këtë urdhër të Naltnadhërisë, disa prej tyre nxorën facoletat e po fshinin lotët  që u vinin rrëke. Disa të tjerë po qanin. Nuk durova dot kur shihja ata lapangjozë që u kulluan së qari. Meqë jam i shkutër e rrondokop, hipa në një tavolinë që u ndodh në sallon dhe ju drejtova mbretit:

Janë krokodillë përbi krokodillë ! Janë maskarenj përmbi mskarenjtë! Janë edepsëzë përmbi edepsëzët! Qajnë e derdhin lotët krua, jo se të duan, por u mbarua grazhdi     s’ kanë ç’të hanë! Pastaj zbrita nga tavolina.

SHKO ME KETE ‘QEN BIRQENI’ SE QENKA TRIM

Kishin kaluar nja dy vjet e ca dhe marr vesh se kolopuçët (kështu i quante Osmani partizanët) kishin e batalione e ishin  në Vithkuq të Korçës ku do formohej brigata e parë. Ishte senela 15 gusht 1943. Po unë nuk isha patriot. Mora me vete djalin Piron  dhe vajzën Teuta e sosa në sheshin ku do formohej brigada. Veç kolopuçve e kolopuçeve kishte edhe profesorë, heqimë si dhe disa oficërë e nën graduatë. Sheshi ziente si koshere bletësh. Ai që ishte zgjedhur për të qënë komandant i brigatës më përshëndet duke më molloisur:

-Bëre mirë Gazep që erdhe t’i përzëmë fashistët e të çlirojmë Shqipërinë.

-T’u vemë drunë këmishëzinjnë që të vijë Sokollona ( kështu e quante me përkëdheli Ahmet Zogun) – i thashë.

-Ç’ Sokollomë ?! – pyeti  Memet Shehu.

-Mbreti, Naltmadhëria –unë.

Ai tha se jemi kundër mbretërve e mbretërive.

-Pa Naltnadhrinë nuk ka Shqipëri!

Ai shaj mbretin, unë lëvdo e i thërrisnim njëri tjetrit sa merrnin zë pishat e pemët që rrethonin sheshin. Kur e pashë që nuk po e bindja dot i  thirra djalit e i thashë:

-Shko me  këtë “qen bir qeni” se qënka trim!

Djali  u radhit në njërin batalion të brigadës. Lëftoi si dragua duke dhënë dhe jetën rinore për çlirinin e Mëmëdheut.

Ku jini o kolopuçë?!

Unë, o të keqen, nuk ndahesha nga Sokolloma. Kur kolopuçë erdhën në Sauk e në Laprakë. Ballistë, Zogistë, maskarenj mbi maskarejtë, tradhëtarë me bariak, që kishin lëpirë çdo çanak, ua mbathën këmbëve për të kullotur në grazdet e botës. Me ta edhe unë. Si bëra ca rrugë i thashë vetes. Po ty ku të çon mushka? Djali dëshmor i Mëmëdheut, ti tradhëtar i tij. U ktheva, u ngjita në majë të një kodre dhe thirra:

  • Math, Osman Gazepi. Kolopuçët erdhë, më hodhën hekurat më bënë një gjyq, vetë shkuaj e vetë vulos dhe më mbyllën në hapsanën e Burrelit. Kur kapërceva derën e hyra brenda ç’të shoh ? Plot hapsanikë, ministra, ish deputetë, ballistë, zogistë të thekur si dhe nja dy a tre kokrra të Nacionaçlimtares, që kishin shkelur me të dy këmbët nomet e saj. Sytë më vajtën te Koço Kota. E kishim patur kryeministër. Vajta e përshëndeta dhe i thashë:
  • -Të gjithë ne o zoti Koço u treguam budallenj, zotrote dole i mençur, se ndërtove këtë hapsanen ne nahijen e Naltmadhërisë se do të vije të banoje vetë në të!