Lamtumirë, o mori Shkodrë!
Lamtumirë, o ti Cukal!
Zhduket Buena nën nji kodrë!
Zhduket Drini nën nji mal.
Lamtumirë, o ti nanë shkreta;
qi me t’vshtira m’rrité kaq.
N’kohë mâ t’mirë për tý un treta,
kúr pleqnija kërkon paq.
Veshn’ju lule, qi ju vûna
me kujdes n’at kopshtin t’êm.
Tretni zogj, qi’ i ditë ju xûna
tui flutrue gêmb mbi gêmb.
E ti grunë, qi muell buqari
me djersë t’ballit e t’punoj.
Thai për hânë, o të mbloftë bari,
se un tý kurr mâ nuk t’kërkoj.
Por ju, dele, qi blegroni:
N’bjeshk’e n’vrrî me tuba shpesh,
shton’ju, shton’ju e lerg m’i çoni
për tregtarë do bashka lesh.
Hapi n’bjeshkë, çetinë mbretnore!
Hapi gêmbat, kând e kând!
Trashu, shparth, me trup e lëvore,
lëshoju, bré me at shtatin tând.
Ndoshta ‘j ditë n’nji breg të thyeshëm
ndo’j lundric’ o’j barkë shtegton.
Drûnin t’uej, per shêj t’mallënjyeshëm
Barka o lundra ma difton.






















