U mbajt sot në Akademinë e Studimeve Albanologjike një leksion i hapur “Arkitektura fashiste dhe ajo e realizmit socialist në Tiranë”

116
U mbajt sot në Akademinë e Studimeve Albanologjike një leksion i hapur për gjimnazistët e gjimnazit “Partizani” nga studiuesi i Institutit të Arkeologjisë Melsi Labi me temë “Arkitektura fashiste dhe ajo e realizmit socialist në Tiranë”. U morën në shqyrtim godinat përfaqësuese si ato të bulevardit kryesor dhe godinat përreth si ajo e Bankës së Shqipërisë, ish-parlamentit, Piramidës, Teatrit të Operës dhe Baletit, ish-Teatrit Kombëtar tashmë, korpusit qendror, bllokut të ministrive, godina e presidencës, Pallati i Brigadave, ish-stadiumi “Qemal Stafa” etj…
Për rreth 70 minuta u diskutua për arkitekturën e ndërtimit në këtë areal kohor, kjo duke u përqëndruar në psikologjinë e shoqërisë së kohës si dhe në reflektimin e saj në ndërtesat përkatëse. Në këtë leksion u trajtuan po ashtu, personazhe të ndryshme në rrafshin historik. Kjo trashëgimi duhet ruajtur me fanatizëm si çdo copë tjetër e trashëgimisë dhe iu duhet përcjellë brezave në shërbim të së ardhmes.
Pati pyetje që nxitën bashkëbisedimin me të rinjtë. Më pas nxënësit u njohën me muzeun arkeologjik, historikun përmbajtjen dhe artefaktet e tij, të udhëhequr nga guida muzeale.
Sigal