Suplementi Pena Shqiptare/ Hyqmet Hasko: S’më lë rehat kjo zemra ime…

493
Sigal

S’më lë rehat kjo zemra ime,
që më rreh, buçet si rrufe në male,
sytë si yjet m’i mbush me vezullime,
tek çdo lule jep e merr një ngjyrë alle.

Nuk vrapon pas zonjusherënda,
dhe pse e joshin, e kërkojnë,
seç ka një zjarr aty brenda,
që dhe vetë diellin e flakëron.

Tek një rreze e derdh vështrimin,
syrin nis atje që të kthjellohet,
mendja brenda e humb durimin,
para saj, lehtë dorëzohet.

Mbushen yjet me zjarr puthjesh,
lind një jetë, me rreze shprese,
dhe largon çdo refuzim lutjesh,
nën qerpik m’i çel mëngjeset.

Mosha bën në të plakur, ajo mbetet e rinuar,
me krahët e erës plot fërfëllimë
dhe me erdhi duke mërmëruar,
një dashuri që më largoi pleqërinë.

Më lind dita me diell të zjarrtëruar…
S’më la rehat, ah, kjo zemra ime!…
Marrka flakë ky shpirt i kallkanuar
tek një dashuri me rrëzëllime.