Floida Kërpaçi: Të mbrojmë interesat e të rinjve shqiptarë. Apeli im për ndërkombëtarët

467
Sigal

“Apeli im për të gjithë ndërkombëtarët është të ndajnë miqësinë e tyre me qeverinë nga puna e nevojshme që kërkohet për interesin e rinisë shqiptare. Tani është koha për të qëndruar përkrah rinisë”, keshtu ka deklaruar Kryetarja e LRI-se Floida Kerpaci, gjate takimit te zhvilluar te Europe Houes me te rinj dhe organizata Rinore, me Genoveva Ruiz-Calavera, përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian. Kerpaci tha gjithashtu se sot rinia ka humbur shpresen per shkak te mungeses se punesimit, mungeses se arsimit cilesor dhe perspektives per te ardhmen. Fjala e plote e Kryetares se LRI-se Floida Kerpaci Ne duhet të flasim për humbjen e shpresës nga rinia shqiptare. Arsyet janë mungesa e punësimit, mungesa e cilësisë në arsim, mungesa e mundësive për të ardhmen, kanë ndikuar në një humbje totale të shpresës nga gjenerata e re, e cila aktualisht nuk e sheh të ardhmen në Shqipëri, por janë më tepër entuziast të shohin një të ardhme si azilkërkues në Francë, Gjermani, Hollandë apo diku tjetër në Bashkimin Evropian, sesa në Shqipëri. Gjëja më tragjike është emigrimi i minorenëve nga 7-14 vjeç, i cili është jashtë kontrollit. Do t’ju ftoja të shihnit shifrat e UNICEF Italia, ku minorenët shqiptar janë të radhitur të parët për migracion të minorenëve në shtetin Italian.

Mungesë totale mbështetje nga ana e qeverisë për studentët. Në dhjetorin e kaluar nga studentët nisi një protesë madhështore duke kërkuar cilësi më të lartë arsimi, tarifa më të ulëta, libra më të mirë, etj., dhe gjithçka u premtua nga qeveria si përgjigje ndaj protestave ishte një fake reality, sepse asgjë nuk është realizuar. Atyre ju premtua një Pakt për Universitetin.

Një gënjeshtër e madhe! Marr shkas nga mundësia për të sjellë në vëmendjen tuaj se nga takimet që kemi pasur me studentët ata janë gati të ngrihen sërish. Herën e parë ata u çuan për nevojat e tyre, por qeveria I gënjeu ata. Ndaj këtë herë ata do të çohen edhe më fortë se më parë për të protestuar kundër mashtrimit që qeveria u bëri sy më sy. A mund të imagjinoni se si janë ëndrrat e tyre tani? Dhe inatin që ata ndjejnë? Problemi më I madh pse rinia ka humbur shpresën është mënyra se si vendi po qeveriset dhe ndaj nevoja për një ndryshim rrënjësor është e padiskutueshme. Të rinjve kur protestojnë për të drejtat e tyre apo vrasjen e shpresës, qeveria jo vetëm nuk u jep zgjidhje problemeve të tyre, por i arreston, i çon në komisariat dhe i kërcënon se do u heqin prindërit nga puna.

Unë kam bërë publike një rast specifik se si të rinjtë janë presionuar dhe kërcënuar nga forcat e policisë, brenda komisariatit të policisë. Unë e mirëkuptoj nëse ju nuk jeni në dijeni të këtij denoncimi, por jam e gatshme t’ju mundësoj linkun e lajmit, sepse i kemi apeluar edhe ndërkombëtarëve të reagojnë ndaj këtij rasti dhunimi të të drejtave themelore të njeriut. Sepse e drejta për të demostruar është një e drejtë themelore e njeriut dhe duhet të garantohet ushtrimi i lire..

Rinia ka ndjenja inati, sepse ndërkohë që ata e shohin veten të mbyllur në komisariate të policisë për shkak se protesojnë paqësisht, zyrtarët e korruptuar që I njeh e gjithë Shqiperia sepse janë përgjuar nga prokuroria shqiptare nuk arrestohen dhe janë të lirë!. Unë ju falenderoj për ftesën dhe jam këtu sot me besimin se ne kemi nevojë të flasim sy për sy me partnerët ndërkombëtar dhe të flasim për problemet reale dhe të gjejmë zgjidhje reale e thelbësore, dhe jo të promovojmë reformat fallco apo progresin fallco, të cilat ekzistojnë vetëm në letra dhe në statuset në facebook të njerëzve të qeverisë dhe miqve të tyre ndërkombëtar.

Rinia e ka parë integrimin Evropian si shpresë për të ardhmen, por ndërkohë që ata jetojnë një jetë shumë shumë të vështirë, teksa dëgjojnë fjalët e bukura që vijnë nga Evropa duke folur për një realitet totalisht fallco, kjo i ka bërë që të humbasin shpresën te Evropa. Apeli im për të gjithë ndërkombëtarët është të ndajnë miqësinë e tyre me qeverinë nga puna e nevojshme që kërkohet për interesin e rinisë shqiptare. Tani është koha për të qëndruar përkrah rinisë dhe jo krah qeverisë së korruptuar, të inkriminuar dhe të papërgjegjshme që aktualisht po ushtron një kapje totale të pushteteve.