Suplementi Pena Shqiptare/ Martin Cukalla: Dorë për dorë

52
Sigal

Në bregoret e ujëmbledhësit
punonin e këndonin graria.
Ankoruar në qiell Hëna e dëshpëruar,
pa vela
e pa varkëtar.

Ishin dy vajza ato
dorë për dorë!
Dorë për dorë
ia shkërmoqën ujit qelqin ,
qelqin
që mbante qiellin,
e ku kodrat e lulëzuara përherë flinin.

Aty flënë ende;
nën një klithmë të dëshpëruar,
që kërkon shtatet
dorë për dorë
shuar
e fshehur ujrave të ujëmbledhësit…