Suplementi Pena Shqiptare/ Ergys Alushi: Monika a të keqen!

320
Sigal

Ç’je hapur ashtu a të keqen!
thamë që, do hapemi ngadalë-ngadalë.
javë pas jave,
kështu që, duro a të keqen!
duro!
pas 1 qershorit do hapemi të gjithë,
do na shqyejnë fare!
më keq se ç’na kanë shqyer.

Hall i madh a të keqen!

Nuk e sheh si na kanë shqyer!
nga të gjitha anët,
nga xhepi e nga mendja.
A, se u kujtova!
plazhi nuk hapet a të keqen!
thonë, se virusi pasi u zbyth nga toka, është fshehur në det,
është trembur nga “lufta” heroike e popullit tonë aktnormativdashës!
kështuqë, nuk ka det a të keqen!
Hiqe atë thikë, se e mbush shejtani!

ndaj, bëj ç’bëj e mbyllu pak, se kemi kohë për hapje!