Turqia rihap xhamitë pasi qëndruan më shumë se dy muaj të mbyllura

326
Sigal

Një lajm i mirë për të gjithë besimtarët myslimanë në Turqi. Xhamitë u rihapën të premten, pas më shumë se dy muajsh të mbyllura, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se restorantet, kafenetë, bibliotekat, parqet dhe plazhet do të rinisin punën të hënën. Qindra besimtarë me maska falën të premten Xhumanë jashtë Xhamisë së Kaltër në Stamboll, për herë të parë që më 16 mars.

Kujtojmë se faljet bëhen nën udhëzime të reja që synojnë minimizimin e rrezikut të infeksionit dhe, për një kohë, do të bëhen vetëm në disa xhami dhe në disa hapësira publike në natyrë. Turqia ka regjistruar mbi 160,000 raste të të infektuarve me koronavirus, ku 4,461 kanë humbur jetën.