Suplementi Pena Shqiptare/ Bledi Ylli: Vetëm lind, vetëm do ecësh

Jetë e bukur zemër madhe:
Realitet edhe përrallë…
Miq…, sa shumë kur hedhim valle
e sa “hiç” kur je në hall…

Ti më pyet a u përpoqa?
Çfarë të them, nuk jam përpjekur?
Rash përtokë, zvarrë u hoqa,
prap u ngrita, nuk kam vdekur!

NOA

Ti më pe të shtrirë përtokë!
Dorën ule, por pe orën…
Unë të dija mik për kokë
thash: Për mua e zgjati dorën!

Ka buzëqeshje që i lind inati;
buzëqesh kur shpirti dhëmb.
The me vete : Kaq e pati
por…, ja ku më ke në këmbë!

Kur s’më pyete n’ atë kohë
tanimë nuk lahet goja.
Asnjë fjalë zemrën s’ma ngroh,
aq më tepër, fjalët gjoja!

Kjo është njerëz e vërteta
nga të tjerët mos të presësh!
Po re, ngrihu, kjo është jeta !
Vetëm lind, vetëm do ecësh!