Botohet, blihet e lexohet gjithnjë e më pak.
Rënia është në shifra alarmante
Këto fushatat me ditët e muajt e librit, që shërbejnë vetëm për disa foto në fb me qëllimin e vetëm “që t’i shohin ata lart”, nuk kanë asnjë efekt në ndalimin e rënies së interesit për librin!
Krejt formale është edhe sjellja me detyrim e nxënësve të shkollave në veprimtaritë që zhvillohen për librin.
Thjesht, gënjejmë veten, njëri tjetrin, shoqërinë.
Pa Librin janë të kota të gjitha reformat që trumbetohen se do të sjellin ndryshim!