Aksident në Elbasan, 4 të plagosur rëndë

508
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, nga ku 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pajovë të Elbasanit, ndërsa nga përplasja automjetet kanë përfunduar në ambientet e një lokali.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ndërkohë nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.