Suplementi Pena Shqiptare/ Elpiola Lluka: “Nostalgji Fundviti…” 

104
Sigal

Nën mjegullën e turbullt kundron dhjetori,

me drita që ndizen e fiken në shpirtin tim…

NOA

Vorbull kujtimesh me vrull hapat i mori,

lotët e qiellit formuan kristale pambarim…

 

Përtej kornizave të heshtura mbi mur,

me ngjyra flasin kujtimet e tua…

Përherë kjo dhomë do të marrë nur,

petk nostalgjie mban veshur mbi mua.

 

Me globa të blunjtë rrethuar gjithë shtëpia;

dhe qielli gri papritur kthjellohet…

Një bredh i bardhë zbukuruar nga dashuria,

kur gjithë familja sëbashku takohet…

 

Prej argjendi rrugët janë kthyer,

këpucët me argjend lyer kushedi…

Pas në kohë të kthen muaj i vyer,

i ftohti i hidhur jep dhe bukuri…

 

 

“Dhjetori” 

 

Dhjetori vjen i buzëqeshur,

nën vatrat ku zjarri flakëron…

Dhe hapat e ditëve ikin heshtur,

të sjellin harenë që festa përçon.

 

Dhjetori vjen plot me drita,

ku zbukurojnë qytetin tim.

Bardhësinë çdo vit që prita,

e sjell ky muaj gjithë shkëlqim.

 

Dhe akujt krekosur në çdo skaj,

si gurë të çmuar verbojnë diellin…

Ndalojnë luftimin mes ëngjëj dhe djaj,

në mes dhjetori kaltërojnë qiellin!

 

Dhjetori është muaji festiv,

mantel ngrohtësie vesh çdo zemër;

Dilemat me dhurata i zgjidh,

365 faqeve të reja iu thur emër…

 

 

 

“Buzëqeshjet”

 

Buzëqeshjet janë fryma e jetës,

ato që qënies i japin oksigjen!

Me to shkruhet simboli i së vërtetës,

kur shpirti flet dhe fjalët s’i gjen…

 

Buzëqeshjet janë arma e zemrës,

ku me mburojë ndjenjat luftojnë…

Teksa dhimbja shtegton pa emër,

fytyrën me mantel të butë mbulojnë.

 

Buzëqeshjet janë parajsa në shpirt,

kur tokën zymtësia e përqafon…

Mbi to shuhet Ferr’ i tërë si mit,

mirësia pranë tyre përherë triumfon!