Suplementi Pena Shqiptare/ Dritëro Agolli: Përherë për Kosovën dhe çështjen e bashkimit shqiptar …

196
Sigal

 

“ …fjala është për lidhjet dhe marrëdhëniet e dy pjesëve të Shqipërisë. Ato, siç thashë, janë marrëdhënie dhe lidhje të tërthorta, janë lidhje delegatësh dhe udhëtarësh nga njëra anë. Nga ana tjetër janë lidhje fushatash politike, veçanërisht në kohë zgjedhjesh politike. Dhe, në fund janë lidhje psherëtimash sentimentale :” oh të gjorët- oh të shkretët.” Një oh plot romantizëm. Në këtë lidhje nuk ndihet frymëmarrja e njëri-tjetrit; nuk duken kokrrizat e dheut të të dy anëve të futura nëpër këpucët e shoku-shokut; nuk vështron këpucët e zbathura para derës së odës; nuk vihen re shtretërit e shtruar për miqtë; nuk dëgjohen trokitjet e përbashkëta të lugëve në sofër; nuk mbahet vesh kënga e krushqve, që marrin nuse këtej e andej! Kësaj i them unë lidhje . Po, çfarë bëjmë ne për një lidhje të tillë? Bëjmë vetëm zyrtarizëm konjuktural evropian.”

Dritëro Agolli
Nga shkrimi “ Lidhjet e mjera të shqiptarëve “ 13 shkurt 1996 .