Suplementi Pena Shqiptare/ Tyran Prizren Spahiu, një krijues i veçantë me vlera në poezinë moderne shqiptare

651
Nga Vasil TABAKU
I vetvetishëm, i thellë, filozofik, njerëzor dhe me përmasa poetike të rralla, Tyran Prizren Spahiu, tashmë është një zë mjaft i njohur në vlerat e poezisë modern shqiptare. Krijimtaria e tij poetike është një gjetje mjaft origjinale, e ngrohtë dhe dominante që zgjon mendime dhe krijon realitete unikale në ndërgjegjen e lexuesit. Poeti, krijuesi dhe esteti Tyran Prizren Spahiu, mbart në universin e tij krijues, mjaft vlera nga melosi i madh popullor. I mbrujtur thellë me nektarin e artit poetik popullor, ne ndërgjegjen e tij krijuese, ka hapësira madhështore që vijnë nga ky univers dhe shndërrohen në poezi modern plot dritë dhe shpirt magjik. Autori është lindur dhe rritur në trevat e Kosovës mitike pranë Prizrenit dhe në vargjet e tij janë të sendërtuara bukur ritmet e valleve të Kosovës, ritmi I poezisë popullore dhe thellësia e filozofisë së legjendave, miteve të Eposit madhështor të Kreshnikëve si dhe kthjelltësia mahnitëse e qiejve të Prizrenit . Ai padyshim është një mjeshtër I madh I fjalës, një ligjërues poetik I mrekullueshëm, ku fjala gjen të gjitha ngjyrimet e saj shpirtërore dhe magjike, padyshim që fjala shqip ndjehet mire në ligjërimet poetike të Tyran Prizren Spahiut.

KOSOVA BOHEMIANE
… poet i gdhendur në skulpturën e kohës
Lartëson gjuhën shqipe të bekuar
Në këtë hapësirë 
Qëndron mauzoleun i pavdekshmërisë
Të lutem, hidhi një sy.
Bohemian i ulur është në kaoba
Shtyrë nga të dashuruarit.
Kurorëzua nga gjykata mbretërore
Argumentet ka shkruar në mbretërinë e Losovës.
Natyrisht, kjo poezi emblemë do të mjaftonte për të identifikuar Tyran Prizëren Spahiun, si një krijues unikal me vlera të veçanta, ku dallohet ndjeshëm shpirti i tij i madh dhe i bukur plot përkushtim për Kosovën dhe çështjen e madhe Kombëtare, ku kontributi i tij intelektual dhe krijues është i madh dhe i jashtëzakonshëm. Nuk mund të anashkalohet lehtë një emër kaq tingëllues në letrat shqipe si Tyran Prizren Spahiu. E gjithë kjo është rezultat i një pune mjaft të madhe krijuese, i një vullneti të lartë me zemër të fuqishme atdhetarie e padyshim një talent i merituar poetik.
Sigal