16 dhjetori duhet shpallur festë kombëtare dhe… 1. Më 16 dhjetor 2014 mbahet gara për inceneratorin e Elbasanit ku kompania e vetme Albtek Energy shpallet fituese.
- Koha e ankimimit që është 7 ditë u bë një ditë,- 16 dhjetor.
- Përcaktohet abuzivisht se nuk ka asnjë ankesë në 16 dhjetor ndërkohë që data duhet të ishte 7 ditë pune sipas ligjit.
- Hartohet një draft kontratë për kompaninë fituese po në 16 dhjetor.
- Dërgohet draft kontrata për mendim në ministrinë e Financave në 16 dhjetor.
- Dërgohet draft kontrata për mendim në ministrinë e zhvillimit ekonomik, tregtisë dhe sipërmarrjes në 16 dhjetor!
- Dërgohet draft kontrata për mendim në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në 16 dhjetor.
- Dërgon draft kontratën për mendim Ministrisë së Drejtësisë draft kontratën në 16 dhjetor.
- Dërgohet drafti për mendim tek APP në datën 16 dhjetor, kjo ia nis edhe Sekretarit të Përgjithshëm të KM në po të njëjtën datë.
- Vjen përgjigja e draft kontratës të çuar për mendim nga Ministria e Financës brenda 16 dhjetorit.
- Vjen përgjigja nga ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në 16 dhjetor.
- Vjen përgjigja nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës brenda datës 16 dhjetor.
- APP merr aprovim pohues nga sekretari i përgjithshëm i KM, Agaçi, po me 16 dhjetor. Vjen përgjigja nga APP në lidhje me draft kontratën e dërguar po në datën 16 dhjetor.
- Vjen përgjigja pozitive për draft kontratën edhe nga Ministria e Drejtësisë po në 16 dhjetor.
- Hartohet si kontratë përfundimtare dhe negociohet mes palëve po në datën 16 dhjetor një kontratë me 40 faqe.
- Firmoset kontrata mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë fituese brenda datës 16 dhjetor.
- Miratohet financimi i kontratës së lidhur me firmën në fjalë, pra Klodian Zotos, në mbledhjen e qeverisë në 17 dhjetor 2014, pra te nesërmen!
Pas këtij aksioni perfekt… 16 dhjetori duhet shpallur festë kombëtare dhe meqë Shqipëria për një periudhë dy vjeçare është dhe anëtare e përkohshme e Keshillit të Sigurimit duhen bërë përpjekje që 16 dhjetori të shpallet dita ndërkombëtare e luftës ndaj burokracisë!
Pas këtij rasti është e çuditshme se si raporti “Doing Business” i Bankës Botërore nuk e ka renditur Shqipërinë në vendin e parë në botë! Sigurisht janë të korruptuar!





















