Nga libri “Treni ADN” Dhimitër Anagnosti
FAT
(takim me Nënë Terezën)
Terezë, motra jonë;
e botës mirësi!
Si ndodhi mrekullia
që Zoti zgjodhi Ty?!
Ishte vullnet i tij,
që ndriti shpirtin tënd,
Ai kur të bekoi
nderoi dhe tonin vend.
Nuk ish’ hera e parë
ëë vije në Shqipëri!
Fati më ra mua
Të dal të të pres Ty *
Në sallë t’aeroportit
pranë e pranë të dy:
Në fjalët mirësi,
në sytë e tu magji.
Kërkuar e kam Zotin
ngado që më çoi jeta…
Papritmas, mrekullinë
në syt’ e tu e gjeta!
Në testamentin tim
S’do ketë pasuri:
Si gjëja më me vlerë
ai takim me Ty.






















